杏MAP导航

K?rko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtor?t e jav?s 9 – 16 mars

E diel m? 9 mars, Kisha katolike kremton te diel?n e 1-t? te Kreshm?ve, ciklit t? tret? ‘C’. Gjithnj? m? 9 mars kalendari p?rkujton sh?n Fran?esken romake, themeluese t? Oblateve t? Tor’ de Speki, dyzet Martir?t e Sebastes dhe sh?n Katerinen e Bolonj?s.

R.SH. - Vatikan

E diel më 9 mars, Kisha katolike kremton te dielën e 1-të te Kreshmëve, ciklit të tretë ‘C’. Gjithnjë  më 9 mars kalendari përkujton  shën Françesken romake, themeluese të Oblateve të Tor’ de Speki, dyzet Martirët e Sebastes dhe shën Katerinen e Bolonjës.

Të hënën më 10 mars, kalendari kishtar përkujton shën Simpliçin, papë dhe shën Gjonin Ogjilvi?, meshtar jezuit e martir.

Të martën më 11 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sofronin, ipeshkëv të Jerusalemit, shën Eulogin, meshtar e martir.

Të mërkurën më 12 mars, sipas kalendarit kishtar përkujton shën Maksimilianin, martir e shën Inoçencin, papë.

Të enjten më 13 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir; shën Patricien; shën Kristinen, martire e shën Leandrin, ipeshkëv të Seviljes.

Të premten më 14 mars, kalendari kishtar përkujton shën Matilden, mbretëreshë dhe të Lumin Plaçido Rikardi, murg.

Të shtunën më 15 mars, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë papë; shën Luizen de Marijak, bashkëthemeluese të Bijave të dashurisë e shën Klementin Hofbauer, meshtar redentorist.

 Të dielën e ardhshme më 16 mars, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 2-të të Kreshmëve, e po më 16 mars kalendari përkujton edhe shën Hilarin e shën Tacianin, martirë të Akuilesë.

09 mars 2025, 10:09