Shenjtor?t e jav?s 16 - 23 mars
R.SH. / Vatikan
E diel 16 mars, Kisha katolike romake kremton të Dielën e Dytë të Kreshmëve, ciklit të tretë ‘C’. Gjithnjë sot më 16 mars,kalendari kishtar përkujton shën Hilarin e Shën Tacianin, martirë të Akuilesë.
Pjesa e Ungjillit të Dielёs sё 2-tё tё Kreshmёve, Ungjillit nga Luka në na kujton një moment teje të veçantë të jetës së Jezusit, shndërrimin e tij. Kjo ngjarje e ndriçon udhën krezhmore: pendesa e agjërimi që praktikojmë, kanë si qëllim ta shndërrojnë jetën tonë sipas shembullit të Jezusit
Të hënën më 17 mars, kalendari kishtar përkujton shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës, shën Gjonin Sarkandër, shën Geltrudën.
Të martën më 18 mars, kalendari kishtar përkujton shën Çirilin, ipeshkëv i Jeruzalemit e doktor i Kishës, shën Anselmin, ipeshkëv i Lukës, shën Fredianin, shën Edoardin.
Të mërkurën më 19 mars, kalendari kishtar përkujton shën Jozefin, fatin e Zojës së Bekuar, Pajtor i Kishës universale. Festa e shenjtit na bind se mënyra si veproi Zoti me Shën Jozefin, është po ajo që përdor edhe sot: Hyji i gjen gjithnjë njerëzit e përshtatshëm, në çastet kur dëshiron të realizojë planet e tij, sepse Zoti i mban premtimet e veta.
Të enjten më 20 mars, kalendari kishtar përkujton edhe shën Gjon Nepomuçenin, shën Martinin, shën Klaudien.
Të premten më 21 mars, kalendari përkujton shën Nikollën nga Flye, Pajtor i Zvicrës, shën Benediktën Frassinello.
Të shtunën më 22 mars, kalendari kishtar përkujton shën Lean, vejushë romake, shën Palin, ipeshkëv i Narbonës e shën Benvenuto Scotivoli.
Të dielën e ardhshme më 23 mars, Kisha katolike romake do të kremtojë të Tretë të Kreshmëve, ciklit të tretë, e po më 23 mars, kalendari kishtar shën Turibin e Mogrovejos, ipeshkëv i Limës dhe shën Rebeken.