杏MAP导航

K?rko

2021.03.19 Statua di San Giuseppe

Pes? gjeste, p?r t’i p?rngjar? Sh?n Jozefit

At? i dashur, at? n? but?si, n? bindje, n? mir?pritje; at? i guximit krijues, pun?tor, gjithnj? n? hije: me k?to fjal? e p?rshkruante Papa Fran?esku Sh?n Jozefin n? Letr?n Apostolike “Patris corde” - “Me Zemr?n e Atit”, botuar 8 dhjetor 2020, me rastin e 150-vjetorit t? shpalljes s? Sh?n Jozefit Pajtor Qiellor i Kish?s katolike nga i Lumi Piu IX, me dekretin Quemadmodum Deus.

R. SH. - Vatikan

Me Letrën apostolike “Patris corde” – “Me zemrën e Atit”, Papa Françesku ka kujtuar 150-vjetorin e shpalljes së Shën Jozefit Pajtor i Kishës universale. Me këtë rast, që nga 8 dhjetori 2020 e deri më 8 dhjetor 2021 u kremtua “Viti i Shën Jozefit”.

Viti Shën Jozefit

Atë i dashur, atë në butësi, në bindje, në mirëpritje; atë i guximit krijues, punëtor, gjithnjë në hije: me këto fjalë e përshkruante Papa Françesku Shën Jozefin në Letrën Apostolike “Patris corde”&苍产蝉辫;-&苍产蝉辫;“Me Zemrën e Atit”botuar  me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së fatit të Marisë Pajtor i Kishës katolike nga i Lumi Piu IX, me dekretin Quemadmodum Deus. E kujton edhe  pesë gjestet që duhet të bëjë besimtari, i cili dëshiron t’i përngjasë Shën Jozefit.

 Pesë  gjeste, për t’i përngjarë Shën Jozefit

“Për t’i përngjarë Shën Jozefit, së pari, besimtari duhet të bëjë vullnetin e Zotit, duke gjetur kohën e duhur për meditim personal, ose për të marrë pjesë në ndonjë rit shpirtëror, sipas shembullit të Shën Jozefit, i cili ishte gjithnjë i gatshëm për t’iu përgjigjur zërit të Zotit.

Së dyti, të bëhet mjet i drejtësisë e i mëshirës së Atit, përmes kryerjes së veprave të mëshirës fizike e shpirtërore, si Shën Jozefi, njeriu i drejtë.

Të përtërijë, së treti, bashkimin me Zotin ndërmjet familjarëve, miqve, të fejuarve, përmes Rruzares Shenjte.

Pastaj, së katërti, ta shenjtërojë punën e vet, duke ia besuar ndërmjetësimit të Shën Jozefit ose të lutet për ata, që kërkojnë punë dinjitoze.

Së fundi, t’i lutet Zotit për t’i mbrojtur të krishterët që pësojnë persekutime, duke thënë litanitë e Shën Jozefit ose uratë tipike për ritet lindore”.

E kjo atmosferë lutjeje – kujton - lidhet ngushtë edhe me situatën aktuale, të trazuar thellësisht nga luftrat. Të rikujtosh se Shën Jozefi është Pajtor i Kishës universale, do të thotë edhe t’i lutesh të ndërmjetësojë që të marrë fund sa më shpejt lufta e, me të, gjithë kjo vuajte, kjo dhimbje që peshon rëndë mbi shpirtin e popujve dhe mbarë botës. E jo më pak, mbi  zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

Në përfundim, një fragment nga shkrimet e Shën Terezës së Jezusit, doktore e Kishës, tejet e devoçme e Shën Jozefit: “Zgjodha si ndërmjetësues Shën Jozefin e Lumnueshëm dhe u mbështeta shumë në Të. Nuk më kujtohet t’i kem kërkuar ndonjë hir e të mos ma ketë nxjerrë nga Zoti, duke më shpëtuar gjithnjë nga rreziqet e shpirtit e të korpit… Përmes Tij Zoti dëshiron të na bëjë të kuptojmë se ashtu si ishte atë, mbi tokë, ashtu mund të jetë edhe në qiell”.

19 mars 2025, 11:21