杏MAP导航

K?rko

2025.03.28 San Cono, abate

M? 28 mars, kalendari kishtar kremton sh?n Konon

Sh?n Kono, murg bazilian, lindur n? Naso t? Sicilis?, eremit, kujtohet ve?an?risht p?r shenjt?rin? e jet?s, p?r shp?rndarjen e trash?gimis? s? pasur t? t? atit p?r t? varfrit dhe p?r mrekullin? e lirimit t? bashk?qytetar?ve t? vet nga nj? s?mundje ngjit?se, q? mbillte viktima pa fund. Ngjarja kujtohet edhe sot e k?saj dite n? stem?n e qytetit. Vdiq n? mosh?n 97-vje?are: ishte 28 mars 1236, e Premtja e Madhe e Pashk?ve. U shpall shenjt n? vitin 1630

R.SH. - Vatikan

Shën Kono, ose Konone, murg bazilin, lindi në Naso (Messina, Itali), në vitin 1139. Ishte djali i kontit norman Anselmo, guvernator i qytetit. Ende i ri, iku nga shtëpia, hoqi dorë nga pasuria dhe u mbyll në manastirin lokal të Shën Bazilit. E çuan në manastirin e Fragalà-së, në komunën e Frazzanò-së, ku pati si mësues shpirtëror Shën Silvestrin nga Troina dhe Shën Lorencin nga Frazzanò, të cilët e përgatitën për meshtari. Pas shugurimit meshtarak, Konone vazhdoi të tregonte shenja thirrjeje për jetën vetmitare, si eremit, prandaj, me lejen e eprorëve, shkoi të jetonte vetëm me Zotin në një shpellë, e cila mori emrin Rocca d'Almo.

Shumë shpejt, fama e shenjtërisë së tij i kaloi kufijtë e Naso-s. U thirr sërish në kuvend nga eprorët, për t’u zgjedhur abat. Pasi u kthye në Naso nga një shtegtim në Tokën Shenjte, u dhuroi të varfërve trashëgiminë e pasur të të atit dhe u tërhoq sërish në shpellën e Shën Mikelit. Ndërkaq, në qytet u përhap një sëmundje ngjitëse: nasitanët iu drejtuan abatit, i cili, për mrekulli, i liroi nga sëmundja. Ngjarja kujtohet edhe sot e kësaj dite në stemën e qytetit.

Vdiq në moshën 97-vjeçare: ishte 28 mars 1236, e Premtja e Madhe e Pashkëve. U shpall shenjt në vitin 1630. Shën Kono është Pajtori i Naso-s, por edhe i atyre, që e lusin për dhimbjet në hundë e në vesh.

28 mars 2025, 10:41