杏MAP导航

K?rko

Katerina me n?n?n e saj Bridget me Papa Urban V (Joachim Sch?fer - ?kumenisches Heiligenlexikon) Katerina me n?n?n e saj Bridget me Papa Urban V (Joachim Sch?fer - ?kumenisches Heiligenlexikon)

M? 24 mars kalendari kishtar p?rkujton Sh?n Katerin?n e Suedis?

Katarina Ulfsdotter, e njohur si Katerina e Suedis?, bija e dyt? e tet? f?mij?ve t? sh?n Brigjid?s, mistik?s s? madhe suedeze q? ka ndikuar thell?sisht historin?, jet?n dhe let?rsin? e Suedis?. ?sht? e r?nd?sishme t’i zgjidhim mir? prioritetet n? jet?n ton?, sepse n? koh? t? v?shtira do t? shp?tohen dhe do t? na shp?tojn? vet?m gj?rat q? v?rtet jan? thelb?sore. Sh?n Katerina e Suedis? zgjodhi Zotin p?r vete dhe i q?ndroi besnike udh?s s? tij edhe pse bota u p?rpoq ta ?onte n? rrug? t? tjera.

R.SH. - Vatikan

Më 24 mars kalendari kishtar përkujton Shën Katerinën e Suedisë, virgjër, bijë e Shën Brigjidës, ishte bashkëshorte dhe më pas motër rregulltare.

Është e rëndësishme t’i zgjidhim mirë prioritetet në jetën tonë, sepse në kohë të vështira do të shpëtohen dhe do të na shpëtojnë vetëm gjërat që vërtet janë thelbësore. Kështu Shën Katerina e Suedisë zgjodhi Zotin për vete dhe i qëndroi besnike udhës së tij edhe pse bota u përpoq ta çonte në rrugë të tjera

Etimologjia e emrin “Katerina” vjen nga greqishtja e do të thotë “grua e pastër”. E tillë qe Katarina Ulfsdotter, më mirë e njohur si Katerina e Suedisë, bija e dytë e tetë fëmijëve të shën Brigjidës, mistikës së madhe suedeze që ka ndikuar e shënuar thellësisht historinë, jetën dhe letërsinë e vendit skandinav.

Shën Katerina e Suedisë, lindi rreth vitit 1331 pikërisht nga Brixhida nga Ulf Gudmarssob, e quhej Katarina Ulfsdotter, “bijë e Ulfit”. Figurë e përvujtë e delikate, Katarina u bë personalitet shumë i dashur nga suedezët. Rreth saj lindi e u zhvillua ajo që ne quajmë fama e shenjtërisë; një zhvillim i ngadalshëm por i pareshtur, shoqëruar nga disa zëra mrekullish. Katarina nuk ka qenë kurrë kanonizuar zyrtarisht nga Kisha, por në atdhe nderohet si e tillë, pra si shenjte.

E lindur më 1331, në moshë të re Katerina u martuar me Edgarvon Kyren, fisnik me prejardhje por sidomos me shpirt: ky jo vetëm që e pranoi dëshirën e vajzës për të jetuar me kushtin e pastërtisë trupore, por edhe ai vetë u lidhë me këtë kusht. Kur mbushi 19 vjeç Katerina shkoi tek e ëma në Romë, ku mori pjesë në jetën e saj intensive rregulltare të përkushtuar Zotit dhe në shtegtimet e saj. Kur vdiq Brigjida, Katerina e solli kufomën e së ëmës në vendlindje e, më 1375, hyri në manastirin e Vadstena-s. Më 1389 u zgjodh abateshë; vdiq më 24 mars 1381.

24 mars 2025, 10:02