杏MAP导航

K?rko

2020.04.22 Kirche Frauen

M? 22 mars kalendari kujton sh?n Lean, matron? romake

Duke braktisur pushtetin e luksin, p?r t’iu kushtuar sh?rbimit t? Zotit e t? njeriut, duke thelluar fen? me studim e duke e predikuar me shembull, Sh?n Lea na kujton se rruga e shenjt?ris? nuk ?sht? m? e lehta, por sigurisht ?sht? rruga m? e mir? q? mund t? zgjedh? njeriu i t? gjitha koh?rave

R.SH. - Vatikan

Lea, emër që vjen nga latinishtja e do të thotë Luaneshë, jetoi e vdiq në shekullin IV. Lindi e u rrit në një familje patricësh e në një familje të tillë shkoi nuse në moshë fare të re. Pak kohë pas martesës, mbeti e vejë. Nuk kërkoi fat tjetër, për t’iu kushtuar plotësisht Zotit në bashkësinë e Marçelës, në Aventin, ku shpejt u bë Nënë Eprore.
Ishte një nga matronat romake të grupit të drejtuar nga Shën Jeronimi, në të cilin bënin pjesë edhe Shën Paola e zonja të tjera të fisnikërisë romake të kohës. E është pikërisht Shën Jeronimi ai, që na njeh me jetën e Shën Leas në një letër, shkruar pas vdekjes e varrimit të saj në Ostia.

Duke jetuar në lutje e pendesë, u bë mësuese e përsosurisë ungjillore, më shumë me vepra, sesa me fjalë. Jeta e saj, që asokohe shumë kujt iu duk marrëzi, sot tingëllon si model i zgjedhjes së një rruge të vështirë, por të lumnueshme.

Duke braktisur pushtetin e luksin, për t’iu kushtuar shërbimit të Zotit e të njeriut, duke thelluar fenë me studim e duke e predikuar me shembull, Shën Lea na kujton se rruga e shenjtërisë nuk është më e lehta, por sigurisht është rruga më e mirë që mund të zgjedhë njeriu i të gjitha kohërave.

22 mars 2025, 09:07