杏MAP导航

K?rko

Sh?n Albini, ipeshk?v Sh?n Albini, ipeshk?v

M? 1 mars kalendari kujton Sh?n Albinin, ipeshk?v

Sh?n Albini, pasardh?s i sh?n Euzebit, themeluesit t? dioqez?s s? Vercellit, u shugurua ipeshk?v n? vitin 452, n? nj? periudh? historike shum? t? turbullt, n? sa fiset barbare t? hun?ve e t? got?ve dyndeshin si rrebesh mbi Italin?.

R.SH. - Vatikan

Nga 13 shenjtorët me emrin Albin, prej të cilëve 8 ipeshkvij, më 1 mars përkujtohen tre: një martir legjendar anglez dhe ipeshkvijtë e Anger e Vercellit. shën Albini francez, i lindur në vitin 496, ndërroi jetë më 1 mars 550.

Ndërsa Shën Albini, pasardhës i shën Euzebit, themeluesit të dioqezës së Vercellit, u shugurua ipeshkëv në vitin 452, në një periudhë historike shumë të turbullt, në sa fiset barbare të hunëve e të gotëve dyndeshin si rrebesh mbi Italinë.

Ipeshkvi i ri ndërtoi kishën metropolitane përmbi rrënojat e bazilikës së vogël, ngritur nga shën Euzebi mbi reliket e shën Teofrastit. Për të shuguruar Kishën e re, ftoi shën Gjermanin, i cili vdiq në udhëtim e sipër. Kështu në bazilikën e Vercellit, në vend të Ipeshkvit të gjallë, arriti trupi i tij i vdekur.

Sapo ky trup u vendos në mes të bazilikës - sipas rrëfimit të traditës - të gjithë qirinjtë u ndezën vetvetiu, në sa më parë çdo përpjekje për t'i ndezur kishte qenë e kotë. Kjo dritë u interpretua si mbajtje e premtimit që Shën Gjermani i kishte bërë shën Albinit për të shuguruar Kishën. Për shën Albinin dimë edhe se kulti i tij është shumë i lashtë.

01 mars 2025, 13:41