杏MAP导航

K?rko

Britain's Prime Minister Starmer hosts European leaders in London

K?shilli i Evrop?s: miratohet plani p?r riarmatimin. Veto e Hungaris? p?r Ukrain?n

Kostoja e planit p?r riarmatimin e Evrop?s “ReArm Europe” do t? jet? jasht? Paktit t? Stabilitetit. K?shtu vendosi dje K?shilli i Evrop?s, i cili caktoi 30 miliard? euro t? tjera p?r Ukrain?n, n?se plot?son pes? kushte p?r paqen, megjith?se Hungaria vuri veton. I ashtuquajturi "koalicion i vullnetar?ve" e ka ende udh?n t? p?rpjet?

R.SH. – Vatikan

Këshilli i jashtëzakonshëm Evropian, që mblodhi dje 27 krerë shtetesh, arriti një marrëveshje bazë dhe unitare për planin e “riarmatimit europian”. Por nuk pati qëndrim të përbashkët për Ukrainën, pasi kreu hungarez Viktor Orbán vuri veton. Pra, rruga e ndjekur është ajo e një dokumenti me 26 vende nënshkruese.

 Kryetarja e Këshillit të Evropës, Ursula Von der Leyen, theksoi se Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe se plani i Riarmatimit të Evropës i përgjigjet atij. Plani, që u votua nga Këshilli, përmban disa pika kryesore. Së pari, pritet që shtetet anëtare të jenë në gjendje të rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake pa vuajtur kufizimet e Paktit të Stabilitetit dhe të Zhvillimit, duke sjellë deri në 650 miliardë euro investime gjatë katër viteve të ardhshme. Gjithashtu, do të krijohet një fond prej 150 miliardë eurosh për t’u dhënë kredi shteteve anëtare për investime në mbrojtje, duke përshirë edhe sektorin financiar privat në prodhimin dhe zhvillimin e teknologjive të mbrojtjes dhe duke rishikuar statutin e Bankës Evropiane të Investimeve. Gjithsesi, plani do të miratohet përfundimisht në Këshillin e Evropës, që do të mblidhet më 20 e 21 mars.

Nëse për mbrojtjen evropiane janë të gjithë dakord, nuk ndodh kështu për Ukrainën, e cila, gjithsesi, mori 30 miliardë euro ndihma. Plani parashikon mundësinë që vendet evropiane të investojnë në industrinë e mbrojtjes ukrainase, ose t’i furnizojnë drejtpërdrejt Kievit pajisje ushtarake. Vendet evropiane vendosën pesë kritere për ndihmën ndaj Ukrainës, ndërsa lideri hungarez Viktor Orban vuri veton. Kështu, deklarata për Ukrainën u nënshkrua nga 26 vende, pa Hungarinë.

Përsa i përket propozimit francez e britanik për një “koalicion vullnetarësh” për të mbrojtur Ukrainën e për të kontribuar në arritjen e paqes, në takimin e djeshëm, u quajt nga vetë francezët si “i parakohshëm”. Do të duhej bashkëpunimi amerikan, por kërkesa mund të bëhet vetëm nëse është fjala për një forcë paqeruajtëse, në rastin e një armëpushimi të mundshëm. Rusia refuzon, duke arsyetuar se nuk mund të ketë armëpushim, nëse ka vende që, nga njëra anë, financojnë ushtarakisht Ukrainën dhe, nga ana tjetër, propozohen si forca paqeje.

07 mars 2025, 11:01