杏MAP导航

K?rko

Jerusalemi Jerusalemi

M? 11 mars, kalendari kujton Sh?n Sofronin e Jerusalemit

Sh?n Sofroni, sirian, patrik i Jerusalemit n? vitin 634, jetoi n? atmosfer?n e sulmit t? Abu-Bekr, vjehrrit t? Muhametit (632) dhe t? kalifit Omar dhe dor?zimin e qytetit n? duart e kalifit Omar, n? vitin 638. Por p?rve? k?tij armiku t? Jerusalemit, Patrikut iu desh t? p?rballonte edhe herezin? e monoteizmit. Sofroni shkroi shum? kund?r herezis?, q? dilte nga vet? oborri perandorak i Kostandinopoj?s. Vdiq pak dit? m? pas.

R.SH. - Vatikan

Më 11 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Sofronin e Jersualemit, Patrik, mbrojtës i së vërtetës, mbrojtës i Qytetit të Shenjtë.

Ruajtja e së vërtetës së doktrinës së fesë dhe e gjithë popullit: kjo është detyra e dyfishtë që ka karakterizuar gjithmonë misionin e barinjëve shpirtëror të bashkësisë së krishterë. Shën Sofroni i Jeruzalemit u angazhua në këtë front të dyfishtë, duke luftuar kundër përhapjes së herezive të fesë së krishterë, por edhe diti t'i rezistojë kërcënimit të kalifatit që rëndonte mbi Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit në atë kohë.

Sofroni, sirian nga Damasku, u zgjodh patrik i Jerusalemit në vitin 634. Palestina e kohës së tij jetonte në atmosferën e sulmit të afërt të Abu-Bekr, vjehrrit të Muhametit (632) dhe të kalifit Omar. Vetë Sofroni atë vit nuk mundi të kremtonte, si zakonisht, Krishtlindjen në Kishën e Lindjes së Krishtit në Jerusalem, për shkak të rrethimit. 

Por përveç këtij armiku të Jerusalemit, Patrikut iu desh të përballonte edhe herezinë e monoteizmit, që propozonte një model kristologjik të paplotë e kufizues. Sipas kësaj herezie, në Krishtin ekziston vetëm një mënyrë veprimi, vetëm një energji veprimi, kundër dy natyrave të njësuara në Krishtin, asaj Hyjnore e njerëzore.

Së bashku me Maksimin, që njihet me epitetin “Rrëfyesi”, Sofroni u përpoq të luftonte, duke përdorur si armë pendën. Shkroi shumë kundër herezisë, që dilte nga vetë oborri perandorak i Kostandinopojës. Fatkeqësisht iu desh të jetonte një ngjarje tejet të hidhur: dorëzimin e qytetit në duart e kalifit Omar, në vitin 638. Vdiq pak ditë më pas. Nga ai shpëtuan vetëm disa poezi e letra.

11 mars 2025, 12:42