杏MAP导航

K?rko

Sh? Simpli?i Pap?, Bazilika e Sh?n Palit Jasht? Mureve Sh? Simpli?i Pap?, Bazilika e Sh?n Palit Jasht? Mureve

M? 10 mars kalendari kujton sh?n Simpli?in, Pap?

Sh?n Simpli?i e udh?hoqi Kish?n Universale n? vitet e v?shtira e t? err?ta, kur Perandoria Romake e Per?ndimit shembej n?n pesh?n e padurueshme t? dyndjeve barbare e t? koler?s. Kjo ngjarje pati pasoja t? r?nda si p?r jet?n civile, ashtu edhe p?r at? Kishtare. Si Kryebari i Kish?s Universale, Simpli?i Pap? luftoi kund?r herezis? ariane dhe monofizizmit, q? mohonte natyr?n hyjnore t? Krishtit.

R.SH. - Vatikan

Më 10 mars kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Simpliçin Papë, që e drejtoi Kishën katolike nga 3 marsi i vitit 468 deri me 10 mars 483.

Simpliçi, i lindur në Tivoli afër Romës, u ul në fronin e Shën Pjetrit në udhëheqje të Kishës Universale në vitet e vështira e të errëta, kur Perandoria Romake e Perëndimit shembej nën peshën e padurueshme të dyndjeve barbare e të kolerës. Kjo ngjarje pati pasoja të rënda si për jetën civile, ashtu edhe për atë Kishtare.

Si Kryebari i Kishës Universale, Simpliçi Papë luftoi kundër herezisë ariane dhe monofizizmit, që mohonte natyrën hyjnore të Krishtit. Ndërtoi shumë kisha, ndërmjet të cilave, Kishën e Rrumbullakët të Shën Shtjefnit, në Romë, pranë së cilës ndodhet Shtëpia e përgjithshme e rregulltarëve të Kraharorit të Shenjtë, shumë të njohura në Shkodër për shkollën e tyre, si dhe Kishën e Shën Bibianës. 

Ishte njohës dhe mbrojtës i madh i arteve. Falë ndërhyrjes së tij energjike, shpëtuan nga shkatërrimi shumë vepra pagane arti, sidomos mozaikët e Kishës së Shën Andreut në Romë. Reliket e Shenjtit ruhen e nderohen në vendlindjen e tij, në Tivoli.

10 mars 2025, 10:06