Shenjtor?t e jav?s 2-9 shkurt
R.SH. - Vatikan
E diel, 2 shkurt, Kisha katolike romake kremton festën e kushtimit të Jezu Krishtit në Tempullin e Jerusalemit, që ndër shqiptarë njihet edhe si festa e Zojës së qirave.
Liturgjia e kësaj feste na çon në skenën biblike ku, të mbyllur brenda mureve të Tempullit, Simeoni e Ana, sipas Ligjit fetar të popullit Hebre, presin dritën dhe shpëtimin. Por Jezusi nuk do të kufizohet brenda mureve. Zoti do të përshkojë udhët e botës për të shpëtuar mbarë njerëzimin
Të hënën më 3 shkurt, kalendari përkujton Shën Vlashin, ipeshkëv i Sebastes e martir, shën Ansgarin, ipeshkëv i Hamburgut dhe i Bremës, apostull i Skandinavisë. Shën Vlashi, sipas traditës, ka qenë ipeshkëv i Sebastes, në Armeni, gjatë paqes konstantiniane. U martirizua në vitin 316. Meqë pati shëruar për mrekulli një fëmijë, të cilit i kishte mbetur në fyt një halë peshku, thirret në ndihmë për sëmundjet e fytit. Për këtë arsye behet edhe bekimi i fytit me dy qirinjtë e kryqëzuar.
Të martёn më 4 shkurt, kalendari kishtar kujton shën Eutikin, martir e shën Jozefin nga Leonesa, meshtar kapuçin.
Të mërkurën më 5 shkurt, kalendari kishtar kujton shën Agën, virgjër e martire; shën Adelajden, abateshë e shën Elizabeta Kanorin, nënë familjeje.
Të enjten më 6 shkurt, kalendari kishtar kujton Shën Pal Mikit me shokë, martirë japonezë dhe Shën Dorotesë, virgjër e martire.
Të premten më 7 shkurt, kalendari kishtar kujton shën Partenin, shën Rikardin e të Lumin Piun IX, Papë.
Të shtunën më 8 shkurt, kalendari kishtar kujton edhe shën Jeronim Emilianin e shën Jozefina Bakiten.
Të dielën e ardhshme mё 9 shkurt, Kisha katolike romake do të kremtojë të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, e po më 9 shkurt, kalendari kishtar pёrkujton shёn Apoloninë.