杏MAP导航

K?rko

Nj? jav?, p?r t? kuptuar se besimtar?t mund t? bashk?jetojn? n? t? nj?jtin vend

Emiratet e Bashkuara Arabe - n? Sht?pin? e Familjes Abrahamike: kursi i par? i formimit kushtuar dialogut ekumenik dhe nd?rfetar, i frym?zuar nga Dokumenti mbi V?llaz?rin? Njer?zore.

R.SH. / Vatikan

Një javë takimesh, dialogësh dhe vizitash në vendet simbolike të Gadishullit Arabik për të jetuar dhe për të kuptuar sesi të gjitha bashkësitë e besimtarëve mund të bashkëjetojnë paqësisht në të njëjtin vend. Këto, synimet e botimit të parë të lëndës “Formim e ndarje  e përbashkët e Dokumentit mbi Vëllazërinë Njerëzore dhe Pritjet/Rezonancat e tij”, i krijuar për delegatët e Konferencave Ipeshkvnore,  që punojnë në fushën e dialogut ekumenik dhe ndërfetar.

Siç tregon krijuesi i kësaj nisme, Atë Stefano Luca, OFM Cap, drejtor i zyrës për dialogun ndërfetar dhe ekumenik të Vikariatit Apostolik të Arabisë Jugore dhe rektor i Kishës së Shën Françeskut në Shtëpinë e Familjes Abrahamike në Abu Dhabi (ku u zhvillua kursi nga e shtuna 8 shkurt - deri të mërkurën, 12) duke planifikuar përvjetorin e gjashtë muajve, pak ditë pas nënshkrimit të shkurtit, u zbatua një metodologji që përdoret në fushat mësimore të dialogut ekumenik dhe ndërfetar: gjysmë dite formim teorik e gjysmë dite vizita në objekte fetare. Kjo na ndihmoi jo vetëm të marrim njohuri, por edhe të fitojmë përvojë të dorës së parë të praktikave më të mira të bashkëjetesës dhe dialogut të pranishme në shumë objekte fetare të Emirateve të Bashkuara Arabe – pohon.

Në nismë morën pjesë pesëmbëdhjetë përfaqësues rajonalë nga njëmbëdhjetë rajone kishtare italiane dhe pesë delegatë nga Vikariati Apostolik i Arabisë Jugore, që i përkisnin tri zyrave: asaj të Formimit të Krishterë, asaj të Shkollave Katolike dhe padyshim asaj të Dialogut Ndërfetar dhe Ekumenik.

Ligjëratat e specialistëve dhe të teologëve u pasuan nga disa çaste diskutimi me Vikarin Apostolik të Arabisë Jugore, ipeshkvin imzot Paolo Martinelli. U prekën shumë tema, duke nisur nga fenomeni i migracionit e duke menduar se besimtarët dhe klerikët e Vikariatit janë migrantë pa përjashtim, me më shumë se njëqind kombësi, në historinë e Kishës katolike në rajonin e Gjirit" - shpjegon Atë Shtjefni – Ditën kushtuar dialogut ekumenik ishte i pranishëm Kryeipeshkvi armeno ortodoks Mesrob Sarkissian, i cili përshkroi lëvizjen ekumenik të zhvilluar gjatë vitit në këtë zonë.

Programi vazhdoi me një vizitë në katër vendet e Shtëpisë së Familjes Abrahamike (Kisha, Xhamia, Sinagoga dhe Forumi për laboratorët). Grupi, më pas, vizitoi tempujt e Sikhëve dhe të hinduve, Kishat ortodokse greke, kopte dhe anglikane dhe Xhaminë e Madhe Sheikh Zayed, në Abu Dhabi. “E veçanta është se në të gjitha këto vizita gjithmonë patëm mundësinë të takohemi dhe të bisedojmë me krerët fetarë të këtyre vendeve. Kjo i ndihmoi delegatët ta preknin me dorë modelin e bashkëjetesës paqësore, që po e jetojnë Emiratet”, nënvizon françeskani.

Një vizitë shumë domethënëse, thekson Atë Stefano, “ishte edhe ajo në famullinë katolike të Shën Jozefit. Këtu delegatët shijuan mëngjesin normal të së dielës në famullitë tona. Ndoqën mësimet e katekizmit dhe Meshën për fëmijë e të rritur. Ishte, sipas vetë delegatëve, përvojë e pabesueshme”. Dhe “jo vetëm për numrin e madh të pjesëmarrësve (mendoni se për Meshën, çdo fundjavë, shpërndahen të paktën 25.000 oste të shuguruara), por për gëzimin, entuziazmin dhe besimin me të cilin të vegjël e të mëdhenj marrin pjesë në katekizëm dhe në kremtimet Eukaristike. Niveli i lartë i përgatitjes së katekistëve u bëri përshtypje edhe delegatëve”.

Ishin “ditë të çmuara për ne, si Kishë e Gjirit. Patëm çaste shkëmbimi, takimesh, rrëfimi të anasjelltë, shkëmbimi përvojash. U pasuruam duke dëgjuar përvojat e atyre që merren me dialogun ndërfetar dhe ekumenik dhe, nga ana tjetër, është shumë interesante për ne që të jemi në gjendje të ndajmë përvojat që kemi tash, e edhe një kohë në këtë pjesë të botës”, komentoi Vikari Apostolik, Ipeshkvi imzot Paolo Martinelli i cili, së bashku me Atë Shtjefnin, po mendon tashmë për të ardhmen: “Dëshira jonë tani është t’i ftojmë edhe konferencat e tjera ipeshkvnore t’i dërgojnë delegatët e tyre  në rrugën e shkëmbimit të formimit, në konferencën Opi”.

(nga Agenzia Fides 18/2/2025)

20 shkurt 2025, 10:31