M? 27 shkurt kalendari kujton Sh?n Gregorin Narek, murg
R.SH. / Vatikan
Më 27 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Gregorin Narek, murg armen e Doktor i Kishës, diti të pajtonte filozofinë, teologjinë dhe lutjen. Kishte aftësinë për të "shqyrtuar thellësitë e shpirtit njerëzor" e për të interpretuar "solidaritetin universal”, lutjen e vazhdueshme të ndërmjetësimit pranë Zotit për të gjithë njerëzit.
Filozofia, teologjia dhe lutja janë shprehja e atij kërkimi të vazhdueshëm që i shtyn njerëzit drejt takimit me transcendentin, me Hyjin e Jezu Krishtit. Një hulumtim që ka një gjuhë të privilegjuar, magjepsëse, thellësisht njerëzore dhe hyjnore në poezi.
Dhe sot Kisha kujton një dëshmitar që diti të pajtonte të gjitha këto aspekte në kuadrin e një jete asketizmi dhe misticizmi: Shën Gregori i Narekut, teolog dhe poet lindor, zëri themelor i letërsisë armene. I lindur në Armeni në vitin 950, ai u bë murg dhe abat, duke jetuar në manastiret e Narekut, sot në Turqi, ku iu përkushtua edhe mësimdhënies. Vdiq në vitin 1005. Më 21 shkurt 2015, Papa Françesku konfirmoi vendimin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve për t'i dhënë Gregorit titullin Doktor i Kishës.