杏MAP导航

K?rko

Kisha Katedrale di Notre-Dame e Tournai Kisha Katedrale di Notre-Dame e Tournai

M? 20 shkurt kalendari kujton sh?n Eleuterin, ipeshk?v

Shёn Eleuterit i takoi detyra t? hidhte far?n e Zotit n? zemr?n frank?ve, t? cil?t, duke ndjekur shembullin e mbretit t? tyre, i vetmi autoritet q? njihnin, u kthyen masivisht n? fen? e krishter?. Eleuteri vijoi k?shtu veprimtarin? me zell t? shum?fishuar si pun?tor i Ungjillit, luftoi kund?r heretik?ve dhe pagan?ve e qe vra prej Arian?ve. Vdiq n? Tournai.

R.SH. - Vatikan

Më 20 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Tournai-t në Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan. Më pas Klodoveu u kthye në fenë e krishterë, në sajë të përpjekjes të së shoqes, mbretëreshës katolike Klotilde, që nderohet si shenjte, të ipeshkvit të Reims-it, Shën Remigjos dhe sidomos të Shën Eleuterit.

Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë me zell të shumëfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë. 

Shën Eleuteri, dishepull i Shën Medardit, luftoi kundër heretikëve dhe paganëve e qe vra prej Arianëve. Vdiq në Tournai e u varros në Katedralen vendase, që u në menjëherë cak shtegtimesh së përshpirtshme. Po përmendim se Eleuterio u quajt edhe një papë shenjt, që drejtoi Kishën nga viti 175 deri në 189 e që kremtohet më 26 maj.

20 shkurt 2025, 10:57