杏MAP导航

K?rko

Shenjtja Skolastik? Shenjtja Skolastik?

M? 10 shkurt kalendari kujton Sh?n Skolastik?n

Sh?n Skolastika, virgj?r e urt?, vuri dashurin? e krishter? dhe kundrimin e Fjal?s s? Zotit mbi institucionet njer?zore, gj? q? e shprehu edhe n? bised?n e fundit me t? v?llain, sh?n Benediktin, kur theksoi se me lutje mundi t? b?nte m? shum?, sepse k?shtu deshi m? shum?.

R.SH. - Vatikan

Të jesh vëllezër dhe motra nuk është një përvojë e thjeshtë që lind nga të dhënat gjenealogjike, por një dimension i zemrës, një qëndrim që duhet kultivuar dhe ushqyer. Kur marrëdhënia e vëllait ose motrës mbështetet gjithashtu nga një afinitet shpirtëror, atëherë ajo bëhet dëshmi autentike e dashurisë së Zotit dhe ndryshon historinë. 

Kështu ndodhi mes Shën Skolastikës dhe Shën Benediktit: shenjtëria e tyre, padyshim, është një rezultat personal, por së bashku, si motër dhe vëlla, na ofrojnë pamjen e një dashurie që tejkalon kohën dhe hapësirën. Benedikti e Skolastika janë binjakë në gjak e në shpirt. Që të vegjël kishin të njëjtat prirje, të njëjtën ëmbëlsi, të njëjtin durim e të njëjtën dëshirë për t’iu afruar Zotit. 

Shën Gregori i Madh në "Dialogjet" e tij përshkruan bisedën e fundit prekëse, në vitin 547 pas K., mes dy vëllezërve, të cilët çdo vit gjendeshin në gjysmë të rrugës midis manastireve të tyre për të biseduar "për gëzimet e jetës qiellore". Kur u përshëndeten, Skolastika shprehu dëshirën që ajo bisedë të vazhdonte dhe kështu ndodhi falë një stuhie të papritur. Kur Benedikti shkroi Rregullën e vet të njohur murgare, Skolastika e përshtati menjëherë për kuvendin ku jetonte me simotrat e veta murgesha, që ia kishin kushtuar gjithë jetën Hyjit. Skolastika është rregulltarja e parë benediktine.

Duke ndjekur gjurmët e vëllait të saj, Benediktit Abat, Skolastika kishte vënë në rend të parë si rregull për manastirin e saj heshtjen: fjala duhej përdorur vetëm për të folur për Zotin. Në fakt, ajo ishte themeluesja e degës femërore të Urdhrit Benediktin.

E lindur në Norcia, sot Itali, rreth vitit 480, Skolastika u dërgua me të vëllanë në Romë për të studiuar, por jeta e pakënaqur e qytetit i shtyu të dy drejt ermitazhit. Skolastika ndoqi vëllanë e saj Benediktin fillimisht në Subiaco dhe më pas pranë Montecassino, duke themeluar manastirin e Piumarola, ku vdiq në vitin 547.

10 shkurt 2025, 09:32