Kosova voton t? diel?n p?r zgjedhjet parlamentare
R.SH. / Vatikan
Në Kosovë qendrat e votimeve hapen të diel, më 9 shkurt, për zgjedhjet parlamentare. Qytetarët e Kosovës e cila, me çështjet ende të pazgjidhura me Serbinë mishëron shumë nga tensionet latente rajonale, thirren t’i përtërijnë 120 vendet e Kuvendit Kombëtar në Prishtinë, nga të cilat 10 janë të rezervuara për minoritetin serb dhe 10 për bashkësitë e tjera të pakicës.
Sfida, partive tradicionaliste
Sfida vijon ndërmjet Lëvizjes së Vetëvendosjes – partisë së majtë të kryeministrit Albin Kurti, që kërkon një mandat të ri – dhe dy partive kryesore, alternuar historikisht në krye të vendit që në kohën e pavarësisë nga Serbia, në vitin 2008 deri në vitin 2020: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). PDK-ja ka propozuar për kryeministër Bedri Hamzën, aktualisht është kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut dhe ish-ministër i Financave, ndërsa LDK-ja, liderin e saj, Lumir Abdixhikun. Qeveria ende në fuqi, e udhëhequr nga Kurti, është e para që vijon të drejtojë prej 4 vitesh qysh nga shpallja e pavarësisë së Prishtinës. Pas fitores së tij të parë në 2020, Kurti u konfirmua në votimin e hershëm, në 2021, e me mbi 50% të votave. Edhe në këtë raund të zgjedhjeve, mbetet i favorizuar. E tregojnë këtë sondazhet, që vazhdimisht flasin për epërsinë e tij me më shumë se 50 % të votave.
Marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në
Megjithatë, mbetet ende e gjatë e plot vështirësi rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor po bëhet epërsi gjithnjë e më e rëndësishme, nga ana tjetër normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë - parakusht për hyrjen e Prishtinës në Bashkimin Evropian – ka ngecur ndjeshëm. Serbët e Kosovës nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e fituar më 17 shkurt 2008, asnjëherë të njohur nga Beogradi. Ndërsa vitet e fundit nuk kanë munguar tensione të ndryshme në administrimin e komunave me shumicë serbe, në veri të Kosovës.
Partneriteti historik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër promotorët kryesorë të pavarësisë së Prishtinës, është ngadalësuar në pesë vitet e fundit të veprimtarisë së qeverive udhëhequr nga Kurti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi ditët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar synimin e saj për të punuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Por, në orët e fundit, kanë mbërritur kritika të reja për kryeministrin Kurti nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell. Sipas tij, “asnjëherë marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës nuk kanë qenë në nivel më të ulët”.