杏MAP导航

K?rko

Flamuri Kosov?s Flamuri Kosov?s

Kosova feston 17-vjetorin e Pavar?sis?

M? 17 shkurt Kosova feston p?rvjetorin e pavar?sis?. Ky p?rvjetor e gjen vendin me shum? hapa p?rpara por edhe me shumё sfida, t? trash?guara e t? reja. Nuk ka pasur ndryshime t? m?dha, por gjat? k?saj periudha t? pavar?sis?, duhet th?n? se, Kosova ka sh?nuar edhe arritje institucionale, shoq?rore, edhe n? nivelin e marr?dh?nieve gjeopolitike.

R.SH. - Vatikan

Më 17 shkurt Kosova feston përvjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor e gjen vendin me arritje dhe suksese, por edhe me shumë sfida, të trashëguara dhe të reja. Gjithësesi, këto vite tё periudhës sё Pavarësisë, për Shtetin e Kosovës, janë vite të karakterizuara me shumë energji, shpresë, punë, por edhe me shumë sfida. Tashmë Kosova ёshtё një vend, i cili, pavarësisht nga e shkuara historike, ka sjellë paqe dhe stabilitet nё rajonin e Ballkanit, e po punon pёr njё tё ardhme mё premtuese pёr tё gjithё. Për këtë është tejet e rëndësishme mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në BE.

Gjatë kësaj periudha të pavarësisë, duhet thënë se, Kosova ka shënuar edhe arritje institucionale, shoqërore, edhe në nivelin e marrëdhënieve gjeopolitike. Nuk ka pasur ndryshime të mëdha, edhe pse sot Kosova është e njohur nga mase 100 Shtete në nivelin ndërkombëtar, por ende jashtë disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare. Prandaj lypet një punё dhe marrëdhënie më fluide. Koha do të tregojë nëse klasa politike e vendit është në gjendje t’i bëjë ballë sfidave aktuale që ka para dhe nëse mund t’i kapërcejë vështirësi e mëdha, brenda e jashtë.

Sot, data e 17 shkurtit shënon Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, e qytetarët e kremtojnë festën e Shtetit sovran të Kosovës, si ngjarje dhe arritje historike, me dëshirë dhe synim për një Shtet e një shoqëri demokratike sa më të përforcuar mbi vlera. Kjo festë kërkon angazhimin e ripërtërirë të të gjithëve për të mirën e përbashkët, për t'iu përgjigjur sfidave që duhen përballur. Vitaliteti i një shoqërie është rezultat i përgjegjësisë së qytetarëve dhe angazhimit të tyre.

17 shkurt 2025, 12:23