D.R. Kongo: Kisha italiane, “t? marr? fund masakra n? Goma”
R.SH. / Vatikan
“Ta vijojmë thirrjen tonë të dëshpëruar, që të ndalohet masakra në Goma dhe në pjesë të tjera të Republikës Demokratike të Kongos, në mëshirën e dhunës. ‘Mjaft më!’”. Thirrja është e Kryesisë së Konferencës Ipeshkvnore Italiane që flet "për një komplot, i cili shkaktoi një numër të madh viktimash, pa kursyer as të posalindurit, gratë dhe njerëzit e pafuqishëm". Konferenca Ipeshkvnore Italiane i shpreh afërsinë popullatës dhe atyre që u përfshinë në këtë krizë njerëzore të pashoqe, duke i bërë të vetat fjalët e Papës Françesku:
“I nxit të gjitha palët në konflikt të impenjohen për t’i dhënë fund armiqësisë dhe për të shpëtuar popullatën civile të Gomës e të zonave të tjera, të shkelura nga operacionet ushtarake”. Papa ftoi edhe “autoritetet lokale si dhe bashkësinë ndërkombëtare të bëjnë çdo përpjekje për të zgjidhur situatën e konfliktit në mënyrë paqësore”.
Ndërsa Konferenca Ipeshkvore Italiane (Cei) që nga viti 1991 iu përgjigj thirrjes së Republikës Demokratike të Kongos, duke e ndihmuar me 136 milionë euro ndërsa, përmes fondeve prej 8,000 milionë euro, financoi 1,236 projekte, në përgjigje të emergjencave dhe për zhvillimin socio-ekonomik: “Për të përballuar më tej emergjencën e fundit, zgjidhja prej një milion eurosh është vendimtare. Angazhimi ynë për mbrojtjen dinjitetit njerëzor dhe ardhmërisë paqësore nuk do të mungojë”- thekson Konferenca Ipeshkvore Italiane.