杏MAP导航

K?rko

Rrjeti global Musawah fiton ?mimin Niwano 2025 Rrjeti global Musawah fiton ?mimin Niwano 2025

?mimi Niwano p?r Musawah, rrjetin p?r barazi gjinore n? bot?n islame

L?vizja globale, e themeluar n? Malajzi, ?sht? e njohur p?r impenjimin e saj n? fuqizimin e lidershipit t? grave n? shoq?ri, n? fush?n ligjore dhe shpirt?rore, duke promovuar angazhimin e tyre qytetar, t? drejtat e njeriut dhe paqen. Ceremonia e dh?nies s? ?mimit do t? mbahet n? Tokio m? 14 maj

R.SH. – Vatikan

U bë i njohur sot, 18 shkurt, Çmimi japonez Niwano për Paqen, në edicionin e tij të 42-të. Ai iu dha lëvizjes globale myslimane Musawah, themeluar në vitin 2009 në Malajzi dhe drejtuar nga gra. Motivacioni: për impenjimin e jashtëzakonshëm në forcimin e qytetarisë dhe të bashkëjetesës paqësore në shoqëri të ndryshme dhe për krijimin e konteksteve dhe të platformave për dialogun ndërfetar dhe për solidaritetin shpirtëror. Kështu, Fondacioni i Paqes Niwano, që e jep këtë çmim që nga viti 1983 atyre që dallohen në dialogun ndërfetar, nderon punën e lëvizjes Musawah për të fuqizuar lidershipin e grave në shoqëri, në fushën ligjore e shpirtërore, përmes impenjimit qytetar, të drejtave të njeriut dhe paqes.

Përkrahës nga e gjithë bota

Musawah, një rrjet global i krijuar në vitin 2009, merret me diskriminimin shoqëror dhe ekonomik, ligjor dhe politik, bazuar në gjini. Qëllimi i rrjetit është të bëjë të dëgjohet zëri i grave, që prej kohësh janë heshtuar nga pikëpamja kulturore dhe fetare. Rrjeti i saj ndërkombëtar përfshin qindra përkrahës nga Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe veriu i botës, i përfaqësuar me 40 vende, të cilët luftojnë çdo ditë për ndryshime pozitive në qëndrimet, praktikat, ligjet dhe politikat për të mbështetur të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave në vendet myslimane.

Grupet bashkëpunëtore me rrjetin Musawah janë autonome, por kanë të njëjtin vizion për përparimin e grave, për të drejtat e njeriut dhe paqen. Shumica e këtyre partnerëve janë nga Afganistani, Egjipti, Gambia, Indonezia, Jordania, Malajzia, Maroku, India, Pakistani, Turqia, Sudani, Uganda. Në luftën kundër dhunës ndaj grave, organizohen kurse formimi për t’i sensibilizuar ato, por krijohen edhe fonde, që i ndihmojnë të mbrohen. Gjithashtu, edukohen të rinjtë ta përdorin si duhet teknologjinë, rrjetet shoqërore dhe të mbështesin ndryshimet pozitive në kushtet e grave në botë.

Tekstet e Musawah përdoren në mbi 30 universitete në botë

Për të mbështetur zërin e grave myslimane në bashkësitë e tyre, kundër një interpretimi seksist të Kuranit, si edhe betejat e tyre kundër ligjeve dhe praktikave, që ua shkelin të drejtat, Musawah ka hartuar në vite tekste të shumta, të përdorura në më se 30 universitete, madje, edhe nga OKB-ja dhe nga shumë OJQ. Tekstet bazohen në shkrimet e Kuranit dhe argumentojnë se, shpesh, çka paraqitet sot si "ligji islam" nuk është tjetër veçse një interpretim i tekstit, bërë nga njerëz të së kaluarës, sipas vlerave dhe normave të kohës së tyre. Ceremonia e paraqitjes së çmimit do të mbahet në Tokio, Japoni, të mërkurën, më 14 maj. Përveç pergamenës së çmimit, Musawah do të marrë një medalje dhe njëzet milionë jen.

18 shkurt 2025, 17:22