杏MAP导航

K?rko

At Anton Harapi, martir i Kish?s katolike n? Shqip?ri At Anton Harapi, martir i Kish?s katolike n? Shqip?ri

At? Anton Harapi, ofm, n? p?rvjetorin e vdekjes

At? Anton Harapi, fran?eskan e martir, u pushkatua nga regjimi komunist si sot, m? 20 shkurt 1946. Teolog, filozof, sociolog dhe prozator, misionar i madh i fes? dhe i idealeve komb?tare e shpirt?rnore. “Shqipnia u pushtue me gjak e dhun?, e me gjak do t? mbahet...Por, do t? vijn? dita q? me paqe e drejt?si do t? fitohet”.. Kjo ishte fjala e fundit e Tij, nj? profeci e v?rtet? e th?n? q? n? vitin 1946.

R.SH. / Vatikan

Më 20 shkurt kujtojmë përvjetorin e vdekjes së françeskanin të jashtëzakonshëm, Atë Anton Harapit, i cili u pushkatua në Tiranë me 15 shkurt 1946. Teolog, filozof, sociolog dhe prozator, misionar i madh i fesë dhe i idealeve kombëtare e shpirtërnore.

Për Atë Anton Harapin (5 janar 1888 – 20 shkurt 1946) nuk duhen folur fjalë të bujshme: flet jeta e tij, vepra, martirizimi për Fé e Atdhe! Ishte rregulltar françeskan. Dimër e verë këmbëzbathur. Dimër e verë me zhgunin françeskan. Nuk mori kurrë rrogë, as kur ishte kryeministër. Fjala e fundit që doli nga goja e tij, të cilën nuk mundi ta ndalojë as breshëria e plumbave, qe emni i Krishtit! Dashunia e pafundme për Të. “Krimi” i vetëm, për të cilin mund të akuzohej nga armiqtë e Zotit!. 

Shqipnia u pushtue me gjak e dhunë, e me gjak do të mbahet...Por, do të vijnë dita që me paqe e drejtësi do të fitohet”.. Kjo ishte fjala e fundit e tij, një profeci e vërtetë e thënë që në vitin 1946. Ky ishte Atë Anton Harapi, ofm, martiri i Krishtit që jetoi për Zotin dhe popullin. Në këtë përvjetor zgjodhëm një fragment nga vepra e Fratit  Martir “Valë mbi valë”, një martiri pa varr - por jo pa lavdi – që na flet për Krishtin, ashtu si e njohu, si e deshi, si e besoi, aq sa të jepte edhe jetën për Të. Fragmenti i zgjedhur nga vepra Valë mbi valë  nis  duke lypur leje për të folur…

“… kund gati 2000 vjet ma parë, duket nji nieri në botë e thotë: Un jam Zoti vetë! Qe, dueni me pa? Shihni vitytet e mija qi po ushtroj, veshtroni mrekullít qi po bâj, ndiqnje veprën tême qi po ndertoj në botë. Doni me sprovue e me prekë me dorë? Qe mësimi êm, venju ju e kush të mundet, po mujt me më gjetë në gabim: qe jeta e ême që un shkoj, provoni të gjith, si miq si anmiq, po mujtët me më gjetë në faj: qe ideali që unë kam, qe morali që mësoj e ndjek, edhe pirolla i kjoftë atij bír  nieri  qi mundet t’ia dalë me sajue  vetëm me mend nji madhní ideale e një moral, të cillin un jo vetëm e mësoj e e çfaqi, por e njipernjisoj me jeten qi shkoj e me vepren qi zhvilloj…

Atë herë e mbrapa nisi në botë nji epokë e ré, epoka e vllaznimit të njerzvet e e ligjës s’Unjillit. Atë herë e mbrapa nierzimi u dá dysh: n’ata qi e besuen Krishtin-Zot - e nder kundërshtarët e tij.

Rrokull XX shekujsh, mija e miliona njerzsh, burra e grá, filozofë e dijetarë, perandorë e vogjlí çë do rendi shoqnuer e çë do shkalle e naltësije mendore e ndien ketë typ të pakurrkund shoq në historín nierzore, u tërhoqën prej madhnís s’diellit, u prekën prej bukurís së moralit, u harlisën prej hijeshís së virtytetve të tij, edhe i u dhanë,  i u kushtuen, i u truen me gjith mend e me gjith zemër ….veç që t’a perjetsojshin në veti mirsín morale, bukurinë shpitnore  e shejtnín e jetës së tij”.

20 shkurt 2025, 12:27