杏MAP导航

K?rko

Sh?n Gilbert i Sempringhamit, Abat benediktin Sh?n Gilbert i Sempringhamit, Abat benediktin

M? 4 shkurt kalendari kujton Sh?n Gilbertin, Abat benediktin

Sh?n Gilberti, themeloi urdhrin murgar t? Gilbertinve, q? njihen si Fret?rit e Bardh?, t? cil?ve ua imponoi rregulloren e Sh?n Benediktit, nd?rsa kjerik?ve at? t? Sh?n Agostinit. La pas shembullin dhe kujtimin e njeriut t? shenjt?, q? ua dhuroi t? gjith? jet?n t? varf?rve. Urdhri murgar i Gilbertin?ve, i cili me vdekjen e tij num?ronte gati dy mij? rregulltar?, pushoi s? ekzistuari n? 1538, si pjes? e Shp?rb?rjes s? Manastireve t? imponuar nga Henriku VIII

R.SH. - Vatikan

Shën Gilberti i Sempinghamit, Abat benediktin, lindi në Angli më 1803. Me miratimin e Papa Eugjenit III më 1148 e konfirmuar pastaj nga Papa Adriani IV e Aleksandri III, themeloi urdhrin murgar të Gilbertinve. Murgjve  Gilbertinë ua imponoi rregulloren e një disipline të dyfishtë të jetës murgarë: rregulloren e Shën Benediktit, ndërsa kjerikëve atë të Shën Agostinit. Këta murgjër njihen ndryshe edhe si Fretërit e Bardhë, sepse vishen me zhguna lirit të bardhë e me lëkurë qengjash të së njëjtës ngjyrë.

Gilberti qe epror i përgjithshëm i Urdhrit, i vetmi urdhër rregulltar i themeluar nga një anglez. Gjatë tërës jetës së tij të gjatë, iu përkushtua plotësisht të Zotit dhe të Kishës me shërbimin e tij murgarVijoi t’i drejtonte bijtë e tij shpirtëror rregulltarë derisa u verbua. Vdiq në moshë të shtyrë më 4 shkurt 1189, mase njëqind vjeç, duke lënë pas shembullin dhe kujtimin e njeriut të shenjtë, që ua dhuroi të gjithë jetën të varfërve. 

04 shkurt 2025, 09:20