Ta shnd?rrojm? borxhin n? shpres?
R.SH. / Vatikan
“Ta shndërrojmë borxhin në shpresë”, ky është titulli me të cilin një koalicion i madh organizatash dhe shoqatash katolike nisin fushatën e re për shlyerjen e borxhit të vendeve të varfra. Nisma, pjesë e Jubileut, e cila sapo ka nisur, u paraqite dje, 9 janar, në Universitetin Papnor Lateran. Punimet, të nxitura nga Instituti i së Drejtës Ndërkombëtare për Paqen 'Giuseppe Toniolo', mund të ndiqen drejtpërdrejt përmes faqes së Caritas italiana, ndërsa të gjitha materialet e thelluara tashmë janë online dhe mund të konsultohen në adresën . Në fushatë marrin pjesë edhe Acli, Agesci, Aimc, Aksioni Katolik Italian, Caritas Italian, Bashkësia Papa Gjoni XXIII, Komuniteti CVX i Jetës së Krishterë, Dita e Tokës në Itali, Focsiv ETS, Fondazione Banca Etica, MCL, Missio, Focolare Movement Italy, Pax Christi dhe Sermig.
Borxhi ndërkombëtar
“Borxhi i vendeve të varfra është temë që i përket çdo Jubileu” - shpjegon për mediat e Vatikanit Massimo Pallottino, koordinator i njësisë së studimeve dhe avokacisë të Caritas Italia. Që nga viti 2000, Shën Gjon Pali II, me shpalljen e Vitit të fundit Jubilar, tërhoqi fuqimisht vëmendjen për çështjen e borxhit dhe padrejtësive shoqërore. “Pas 25 vjetësh problemi i borxhit është sërish serioz. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore pohojnë se 60% e vendeve të varfra janë në krizë ose në prag të krizës së borxhit.
Aktualisht - nënvizon Massimo Pallottino - pjesën më të madhe të borxhit të vendeve të varfra e parandalojnë kreditorët privatë të cilët, duke imponuar pagesa të paqëndrueshme, pengojnë përpjekjet me synimin e uljes së pabarazive. Borxhi i vendeve të varfra është shtuar jashtë mase që nga kriza financiare e vitit 2007 e, më pas, është keqësuar me pandeminë Covid-19 dhe luftërat, që po shkatërrojnë botën”.
Vendet e varfra janë bllokuar në një spirale borxhi - shpjegon specialisti - e cila, për shkak të normave shumë të larta të interesit, ushqehet vetë, ndaj janë detyruar të rifinancojnë vazhdimisht një borxh të kontraktuar për të menaxhuar krizat të cilat, sigurisht, nuk varen as vareshin prej tyre. “Duhet ta kemi në qendër të vëmendjes këtë çështje, sigurisht duke përfituar nga ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare, por edhe në nivel individual, sepse secili prej nesh mund të bëjë diçka, si për shembull të kërkojmë nga bankat të mos i financojnë ekonominë fosile dhe armët me kursimet tona".