杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku dhe Joe Biden n? G7 n? Pulia n? qershor 2024 Papa Fran?esku dhe Joe Biden n? G7 n? Pulia n? qershor 2024

SHBA, Biden dekoron Pap?n me Medaljen e Liris?

Presidenti n? dalje i SHBA ia komunikoi k?t? Fran?eskut n? nj? bised? t? re telefonike. Duhej t? takoheshin pardje, n? Vatikan, por urgjenca e zjarrit n? Los Anxhelos e detyroi ta anulonte udh?timin. Vendimi i Biden-it motivohet, nd?rmjet tjerash, nga angazhimi i Pap?s p?r paqen, p?r f?mij?t dhe p?r mbrojtjen e planetit. Bush ia pati dh?n? medaljen Gjon Palit II, n? vitin 2004

R.SH. / Vatikan

Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden dekoroi Papën Françesku me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i kombit. Këtë nderim ia komunikoi drejtpërdrejt Papës vetë lideri demokrat, përmes një telefonate dje, 11 janar. Siç dihet, Papa e Presidenti deshën të takoheshin personalisht pardje, të premten 10, në Vatikan, për një audiencë private, me rastin e udhëtimit të Bidenit në Itali, i fundmi ndërkombëtar para përfundimit të mandatit, por urgjenca e zjarrit në Los Anxhelos e detyroi Biden ta anulojë udhëtimin.

Biseda e re telefonike

Njoftimi përmes telefonatës së djeshme vjen pas asaj të 20 dhjetorit në të cilën, ndërmjet problemeve të ndryshme të trajtuara, të drejtat e njeriut ishin në qendër të shqetësimit të Papës për të dënuarit me vdekje në burgjet federale. Takimi u pasua nga vendimi i Biden për t’i ndryshuar dënimet me vdekje të 37 burrave dhe grave, në burgim të përjetshëm.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden "e falenderoi Papën për angazhimin e tij të vazhdueshëm për të lehtësuar vuajtjet globale, duke përfshirë edhe punën e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare".

Të njëjtat arsye e nxitën tani liderin amerikan ta dekorojë Papën me Medaljen, që iu dorëzua rreth një javë më parë  19 personaliteteve nga bota e politikës dhe e artit, për "kontributin shembullor lidhur me sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore ose përpjekjet e tjera të rëndësishme shoqërore, publike e private". Disa vëzhgues vërejtën se numri i marrësve nuk ishte i zakonshëm: 20. Me sa duket, Biden po ruante vizitën e tij në Romë.

Motivacioni

Në motivimin e deklaratës së Uashingtoni, shkruhet:

Si i ri, Jorge Bergoglio kërkoi karrierën në shkencë përpara se feja ta çonte në jetën me jezuitët. Për dekada u shërbeu njerëzve pa zë dhe të pambrojtur në të gjithë Argjentinën. Misioni i tij i shërbimit ndaj të varfërve nuk pushoi kurrë. Bari i dashur, u përgjigjet me gëzim pyetjeve të fëmijëve për Zotin. Mësues frymëzues, na urdhëron të luftojmë për paqen dhe të mbrojmë planetin. Udhëheqës mikpritës, u drejtohet feve të ndryshme. Papa Françesku ndryshon nga të gjithë ata, që erdhën para Tij! Mbi të gjitha, është Papa i popullit: dritë feje, shprese dhe dashurie që ndriçon gjithë botën”.

Pas Gjon Palit II

Nuk është hera e parë që një Papë nderohet nga presidenca amerikane: më 4 qershor 2004, presidenti i atëhershëm George W. Bush e dekoroi me Medaljen e Lirisë Papën Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Vatikan.

12 janar 2025, 16:04