杏MAP导航

K?rko

2022.01.03 Emri Shenjt? i Jezusit 2022.01.03 Emri Shenjt? i Jezusit

M? 3 janar Kisha kremton fest?n e Emrit t? Shenjt? t? Jezusit

Gjat? jet?s s? Tij tok?sore, Mesia u quajt me emrin Jezus, t? cilin ia ngjiti Sh?n Jozefi, pasi engj?lli i Zotit i u duk n? ?nd?rr e i tha: “Jozef, Bir i Davidit, mos ki frik? ta marr?sh me vete Marin?, fatin t?nd, sepse foshnja q? ?sht? z?n? n? t?, u zu p?r virtyt t? Shpirtit Shenjt. Ajo do t? lind? nj? djal? e ti ngjitja emrin Jezus, sepse ai do ta sh?lboj? popullin e vet prej m?kateve”. Prej k?ndej, emri Jezus ka kuptimin sh?lbues. Sh?n Bernardini i Sien?s krijoi trigramin me shkronjat IHS

R.SH. - Vatikan

Gjatë jetës së Tij tokësore, Krishti u njoh me emrin Jezus, emër që ia ngjiti Shën Jozefi pasi iu duk në ëndërr Engjëlli i Zotit e i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus!” (Mt. 1, 19-21) .

Origjina e emrit

Yeshu'a në aramaisht (gjuha e Jezusit); Iesous, në greqisht; Iesus në latinisht. Jezus në shqip.

Emri i Shenjtnueshëm i Jezusit është nderuar gjithmonë që në bashkësitë e para të krishtera, por kulti liturgjik i këtij emri fillon vetëm në shekullin XIV. 

Që në tregimet e Ungjillit, në fakt, emri i Jezusit sjell me vete një forcë të aftë për të konvertuar dhe shpëtuar. Devocioni ndaj Emrit të Shenjtueshëm të Jezusit, më pas, vazhdoi gjatë shekujve, derisa arriti kulmin midis shekujve XIV dhe XV, kur Shën Bernardini i Sienës krijoi trigramin me shkronjat IHS (Iesus Hominum Salvator(tre shkronjat e para të emrit të Jezusit në greqisht), brenda një dielli me 12 rrezet në një sfond blu. Ky simbol më pas u miratua si emblemë e tij nga Shoqëria e Jezusit (Jezuitët), e cila e feston atë me solemnitet të veçantë.

Shën Bernardini i Sienës, i ndihmuar nga bashkëvëllezërit e tij rregulltarë, posaçërisht nga Alberto Sartiano e Bernardino da Feltre, e përhapi me zell të madh këtë devocion derisa, më në fund, u themelua festa liturgjike. Në vitin 1530 Papa Klementi VII autorizoi Urdhrin Françeskan të lexonte Oficen a Lutjet e Ditёs kushtuar  Emrit të Shenjtnueshëm të Jezusit. Papa Gjon Pali II e rivendosi festën në kalendarin Romak më 3 janar.

03 janar 2025, 10:00