杏MAP导航

K?rko

 Natale Presepe Scurelle - Trento Piazza San Pietro 2019 Natale Presepe Scurelle - Trento Piazza San Pietro 2019

Shenjtor?t e jav?s 15 - 22 dhjetor

E diel 15 dhjetor, Kisha katolike kremton t? Diel?n e 3-t? koh?s s? Ardhjes, ciklit t? tret? 'C', t? koh?s liturgjike q? paraprin e p?rgatit fest?n e Mish?rimit t? Zotit, Krishtlindjen. Gjithnj? m? 15 dhjetor, kalendari kishtar p?rkujton Sh?n Valerianin, ipeshk?v i Afrik?s e martir.

R.SH. - Vatikan

E diel 15 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 3-të kohës së Ardhjes, ciklit të tretë 'C', të kohës liturgjike që paraprin e përgatit festën e Mishërimit të Zotit, Krishtlindjen. 

Gjithnjë më 15 dhjetor,  kalendari kishtar përkujton Shën Valerianin, ipeshkëv i Afrikës e martir. 

Të hënën më 16 dhjetor, kalendari përkujton shën Davidin mbret e profet dhe shën Adelajdën perandoreshë. 

Të martën më 17 dhjetor, kalendari përkujton shën Danielin profet; shenjtorët Anania, Azaria e Mizaeli; shën Gjonin e Matës, meshtar, themelues i Trinitarëve dhe shën Gjaçintin Kormié, meshtar dominikan.

Të mërkurën më 18 dhjetor, kalendari përkujton shën Malakinë profet e shën Gaciantin ipeshkëv i Tur. 

Të enjten më 19 dhjetor, kalendari përkujton shën Urbanin V papë dhe shën Anastasin papë.  

Të premten më 20 dhjetor, kalendari përkujton shën Liberatin e shën Filogonin.

Të shtunën më 21 dhjetor, kalendai përkujton shën Mikenë Profet dhe shën Pjetër Kanizin, jezuit e doktor i Kishës. 

Të dielën e ardhshme më 22 dhjetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 4-të e dhe të fundit të kohës liturgjike të Ardhjes, e gjithnjë më 22 dhjetor, kalendari përkujton shën Françeskën Kabrini, virgjër, themeluese e Misionareve të Zemrës së Krishtit. 

15 dhjetor 2024, 14:50