杏MAP导航

K?rko

 Sh?n Damasit I Pap? Sh?n Damasit I Pap?

M? 11 dhjetor, kalendari kujton Sh?n Damasin I, Pap?

N? koh?n e Sh?n Damasit I, Pap?, fal? liris? s? dh?n? nga Kostandini, t? krishter?t i braktis?n vendet e fshehta t? kultit, prej nga i mbart?n edhe reliket e martir?ve p?r t’i vendosur n? bazilika dhe Kisha t? reja q? nis?n t? nd?rtoheshin.

R.SH. - Vatikan

Më 11 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Damasin I, papa i kujtimit të martirëve të krishterë.

Kisha e shekullit të IV-të ishte e angazhuar në një përpjekje të madhe për të përcaktuar identitetin e saj, si në aspektin e përmbajtjes autentike të Besojmës (Credos), ashtu edhe në përcaktimin e rolit të saj publik shoqëror. Pas paqes konstantiniane, në fakt, feja e krishterë nuk ishte më një realitet për t'u fshehur dhe kulti mund të bëhej haptazi, feja mund të rrëfehej në mes të ditës.

Në këtë kontekst vendoset veprimtaria e Papës Damasit I, zgjedhur në udhëheqje të Kishës në vitin 366 pas një përplasjeje të ashpër midis fraksioneve kundërshtare. Papa i ri ishte me origjinë spanjolle, por i lindur në Romë, iu përkushtua konsolidimit të Primatit të Selisë së Shën Pjetrit, si dhe reduktimit të herezive në fushën e doktrinës së fesë. 

Spanjoll me origjinë, lindur në Romë në vitin 305, Damasi I qe i pari Papë që mori këtë emër, me të cilin mbajti Tiarën nga viti 366 deri më 384. Pikërisht në kohën e tij, falë lirisë së dhënë nga Kostandini, të krishterë i braktisën vendet e fshehta të kultit, prej nga i mbartën edhe reliket e martirëve për t’i vendosur në Bazilika e Kisha të reja që nisën të ndërtoheshin. Kështu për katakombet u krijua rreziku i braktisjes edhe i shkatërrimit të plotë. Po Papa Damasi largpamës e ruajti traditën e nderimit të martirëve të krishterë në katakombe, duke i mbrojtur e shpëtuar nga rreziku i shkatërrimit.

Kujtojmë se pikërisht me porosinë e përkrahjen e tij, shën Jeronimi Iliras, emëruar nga Papa sekretar i posaçëm papnor, përktheu në latinisht variantin e ri të Biblës – Shkrimit Shenjt, që njihet me emrin ‘Vulgata’. Është përkthim i pashoq, që u bëri ballë shekujve e që edhe sot e kësaj dite mbetet  tekst bazë për të gjithë studiuesit e Biblës.

Papa Damasi vdiq më 11 dhjetor të vitit 384, në moshë të shtyrë, 80 vjeç e, pas varrimit të përkohshëm në rrugën romake Ardeatina, reliket e tij u bartën në Kishën romake të Shën Lorencit in Damaso. Falë pasionit të tij për poezi e shkrime,  nderohet nga  shkrimtarët e përhapësin e shkencës, e konsiderohet si pajtor qiellor i arkeologëve.

 

11 dhjetor 2024, 10:08