杏MAP导航

K?rko

Gesu' Cristo Gesu' Cristo

M? 15 dhjetor kalendari kujton sh?n Kristian?n e Gjeorgjis?

Nj? e re e krishter?, q? u ?ua si skllave n? Gjeorgjin? e shekullit IV, nd?rmjet Detit t? Zi dhe Detit Kaspik, n? nj? vend q? ende adhuronte idhujt, u b? “fara e vog?l” e Ungjillit. Kristiana, e njohur gjithashtu si Nino, predikoi dhe prezantoi krishterimin n? Gjeorgji. Sipas burimeve m? t? p?rhapura hagiografike, ajo ishte me origjin? nga Kolastra e Kapadokis?, si dhe nj? familjare e af?rme e Sh?n Gjergjit dhe mb?rriti n? Gjeorgji (Iberia e lasht?) nga Konstandinopoja.

R.SH. - Vatikan

Më 15 dhjetor kalendari kishtar përkujton shën Kristianën e Gjeorgjisë.

Një e re e krishterë, që u çua si skllave në Gjeorgjinë e shekullit IV, ndërmjet Detit të Zi dhe Detit Kaspik, në një vend që ende adhuronte idhujt, u bë “fara e vogël”, për të cilën flet Ungjilli, e destinuar të lulëzonte në një pemë plot fryte, duke e ndryshuar përgjithmonë fytyrën e atij kombi.

Historia e saj tregohet me tone legjendare nga pseudo Moisiu i Khoren-it, që në shekullin VIII zgjeron lajmet e pakta, që përmbahen në një faqe, shtuar nga Rufini në “Historinë kishtare” të Euzebit nga Çesarea. Edhe vetë emri i shenjtes ka pasur variante të ndryshme në kohë.

Rufini, murg, historian e teolog i krishterë, flet për një “të burgosur të krishterë”, ndërsa Martirologu Romak e shndërron mbiemrin “cristiana” në emër, duke përmendur një “shën Kristiana shërbëtore”. Ndërkaq, pseudo Moisiu e quan Nounè. Një emër, që përdoret shpesh në shumë kalendarë lindorë e gjeorgjianë, në format e ndryshme të Ninos e të Ninës.

16 dhjetor 2024, 10:26