杏MAP导航

K?rko

 I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtor?t e jav?s 3-10 n?ntor

Shenjtor?t nuk jan? modele t? p?rkryera, por njer?z t? p?rshkuar nga drita e Zotit. Mund t’i krahasojm? me vetratat e Kishave, prej nga drita hyn me nj? simfoni ngjyrash. Shenjtor?t jan? v?llez?rit e motrat tona, q? e pranuan drit?n e Zotit n? zemr?n e tyre e ia p?rcoll?n bot?s, secili “sipas ngjyr?s” s? vet.

R.SH. - Vatikan

E diel 3 nëntor, Kisha katolike kremton të Dielën e 31-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, gjithnjë më 3 nëntor,  kalendari kishtar përkujton shën Martinin nga Porres e shën Silvinë, nënë e shën Gregorit të madh. 

Liturgjia e kësaj së diele nga Marku  ()

Të hënën më 4 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Karl Borromeun, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal si dhe shenjtorët Vitali e Agrikola, martirë bolonjezë. 

Të martën më 5 nëntor. kalendari përkujton shenjtorët Domninin, Teotinin me shokët martirë. 

Të mërkurën më 6 nëntor,  kalendari përkujton shën Leonardin, vetmitar. 

Të enjten më 7 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Erkolaun, shën Balbo-n dhe shën shën Ernestin. 

Të premten më 8 nëntor, kalendari përkujton shën Gofredin, shën Adeodatin I papë si dhe shenjtorët e Martirët, reliket e të cilëve pushojnë në paqe në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan. Të Lumin Gjon Dunks Skot. 

Të shtunën më 9 nëntor, Kisha kremton festën e Kushtimit të Bazilikës së Lateranit në Romë. 

Të dielën e ardhshme më 10 nëntor, Kisha katolike do të kremton të dielën e 32-të gjatë vitit kishtare, ciklit të dytë, e gjithnjë më 10 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Leonin e madh, papë e doktor i Kishës. 

03 n?ntor 2024, 10:12