杏MAP导航

K?rko

Festa e Martir?ve t? Lum shqiptar?, imzot Vin?enc Prennushi me 37 shok?

M? 5 n?ntor Kisha katolike Universale i p?rkujton dhe kremton Martir?t e Lum shqiptar? – Vin?enc Prennushi me 37 shok?. Kisha katolike, sot n? fest?n e 38-t? Martir?ve t? Lum t? Kish?s katolike t? Shqip?ris?, na kujton jet?n e tyre, q?ndres?n e tyre, virtytet e tyre njer?zore e shpirt?rore dhe mesazhin e tyre p?r realitetin e sot?m

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike Universale e në mënyrë të veçantë Kisha katolike në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, sot, 5 nëntor, kremton solemnisht 38 Martirët e Lum të Kishës katolike të Shqipërisë, persekutuar në kohën e regjimit komunist. 

Me këtë festë liturgjike, Kisha katolike na kujton jetën, qëndresën, virtytet njerëzore e shpirtërore dhe mesazhin e dëshmisë së Martirëve të Lum të Kishës katolike në Shqipëri për realitetin e sotëm. Falë Provanisë Hyjnore, druri i Kryqit të Jezu Krishtit, i rrahur prej stuhisë komuniste, lulëzoi përsëri me një energji të përtërirë në Shqipëri, sipas shembullit të Krishtit, të kryqëzuar dhe të Ngjallur.

Martirët pishtarë drite, që ndriçojnë në qiellin e njerëzimit

Ndër katolikët e shumtë shqiptarë, që gjatë regjimit komunist u burgosën, u torturuan e iu nënshtruan proceseve të rreme, në përpjekjen për ta çrrënjosur Ungjillin nga kultura e një populli të tërë, sot më 5 nëntor përkujtojmë, festën liturgjike  të 38 martirëve të parë, që janë shpallur të Lum nga Kisha Katolike Universale. Në aradhen e këtyre martirëve të Lumë janë: dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 meshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë (ndër ta edhe probandja Marie Tuci, e vetmja femër në grup).

Këta martirë të Kishës katolike, që nga diktatura komuniste në Shqipëri u persekutuan, u gjykuan, u dënuan, ndonëse të pafajshëm, u torturuan dhe u vrarë, e ndjenin praninë e Krishtit, u shpallën të lum në Shkodër si sot, më 5 nëntor të vitit 2016, me një Meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, kryesuar nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.

Persekutimi komunist

Dihet nga të gjithë se gjatë regjimit komunist në Shqipëri u vranë pesë ipeshkvij, 60 meshtarë, 30 rregulltarë françeskanë e 23 jezuitë, dhjetë seminaristë dhe tetë motra rregulltare a murgesha, pa llogaritur laikët e shumtë. Akuzat me të cilat arrestoheshin, torturoheshin dhe dilnin para gjyqit, i cili e kishte gjithnjë gati paraprakisht vendimin e dënimit, ishin kryesisht dy: spiunë të Vatikanit dhe bashkëpunëtorë të nazizmit a të fashizmit, në varësi nga kontaktet, që kishin me Evropën. E kështu, meqë shumë meshtarë katolikë shqiptarë e misionarë ishin edhe të mësuar, intelektualisht të përgatitur e të ndritur, duke i zhdukur fizikisht, komunistët i jepnin edhe një goditje të rëndë vetë identitetit kombëtar, në formimin e mbrojtjen të cilit ata, pa dyshim, kishin kontribuar shumë.

Lutja e hyrjes së Meshës së Lumnimit të 38 martirëve të Kishës shqiptare

O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti ke mbushur me Shpirtin e forcës sate të Lumët Vinçencin, ipeshkëv, e Shokët, martirë që t’i jepnin popullit shqiptar dëshminë e besnikërisë ndaj Krishtit dhe të dashurisë së pakushte ndaj vëllezërve.

Me ndërmjetësimin e tyre të përbashkët, jepi Kishës sate të përhapur në gjithë botën të njëjtin Shpirt që të përmbushet mbretëria e dashurisë, e drejtësisë dhe e paqes që solli Krishti Zot. Ai jeton e mbretëron me ty në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj, për të gjithë shekujt e shekujve. Amen!.

O Zot Jezus, Ti bëre që të Lumët e tu Vinçenc dhe Shokët të vuajnë për ty; forcoje ligështinë tonë njerëzore me ndihmën tënde hyjnore, që sikurse ata nuk ngurruan të vdesin për ty,ashtu ne të qëndrojmë të fortë duke të dëshmuar ty, që jeton e mbretëron në shekujt e shekujve.

05 n?ntor 2024, 10:20