杏MAP导航

K?rko

Mё 8 tetor, kalendari kujton shenjtoret Pelageja e Taidea, martire

Sh?n Pelagea e Sh?n Taidea qen? dy gra t? p?rfolura, q? duke u takuar p?rmes Ungjillit me Krishtin, nd?rruan rr?nj?sisht rrug?n e stilin e jet?s, u shk?puten p?rgjithmon? nga e kaluara e jetuan n? p?rkim me m?simet ungjillore

R.SH. - Vatikan

Kalendari kishtar më 8 tetor përkujton Shenjtëreshat Pelagenë e Taidea, virgjëra e martire të krishtëra në periudhën e persekutimeve të Dioklecianit.

Shën Pelagea e Shën Taidea qenë dy gra të përdala, që duke u takuar përmes Ungjillit me Krishtin, ndërruan rrënjësisht rrugën e stilin e jetës, u shkëputen përgjithmonë nga e kaluara e jetuan në përkim me mësimet ungjillore.

Për Shën Pelagenë dimë se ishte martire e re nga Antiokia, ku njihej si valltare e përmendur. Takimi me ipeshkvin vendas, Nonno, të cilin u përpoq ta korruptonte, e bëri të braktisë gjithçka e të ndjekë deri në vdekje me martirizim mësimet e Krishtit.

Shën Taidea pasi kaloi nga një jetë mëkatare në të Ungjillit, përmendet si model i jetës së krishterë nga Dante Aligheri në veprën e njohur ‘Komedia Hyjnore’. Duket të jetë jetuar në shekullin III pas Krishtit. Ishte Shën Panfuci ai që e bindi të ndërronte rrugë e të hynte në kuvend në jetën rregulltare, ku jetoi në mënyrë shembullore Ungjillin e Krishtit.

08 tetor 2024, 12:21