Fides: rritet numri i katolik?ve n? bot?, duke shkuar n? 1 miliard e 389 milion?
R.SH. - Vatikan
Më 31 dhjetor 2022, numri i katolikëve në botë ishte 1,389,573,000 persona me një rritje të përgjithshme prej 13,721,000 të katolikëve krahasuar me një vit më parë. Kështu del nga të dhënat e Raportit vjetor statistikor të publikuara nga Agjencia Fides me rastin e Ditës Botërore Misionare, e cila kremtohet më 20 tetor.
Rritja e katolikëve në botë prek katër nga pesë kontinentet: vetëm në Evropë ka një rënie të numrit të katolikëve: -474,000. Si në vitet e mëparshme, rritja e katolikëve është më e theksuar në Afrikë (+7,271,000) dhe në Amerikë (+5,912,000). E ndjekur nga Azia (+889,000) dhe Oqeania (+123,000) përqindja e katolikëve në popullsinë botërore ka shënuar një rritje të lehtë (+0,03) krahasuar me një vit më parë dhe është e barabartë me 17,7%.
Numri i përgjithshëm i ipeshkvijve në botë është rritur me 13 njësi krahasuar me sondazhin e një viti më parë. Numri i përgjithshëm i priftërinjve në botë ka rënë: Evropa (-2745), e ndjekur nga Amerika (-164), shënoi sërish një rënie të ndjeshme.
Ashtu si vitin e kaluar, rritje të konsiderueshme u regjistruan në Afrikë (+1,676) dhe Azi (+1,160). Oqeania, pas numrit në rritje të vitit të kaluar, tani është kthyer në rënie (-69). Numri i seminaristëve të mëdhenj, dioqezanë dhe rregulltarë, është zvogëluar edhe në sondazhin e fundit vjetor: në të gjithë planetin janë 108.481 (vitin e kaluar ishin 109.895). Rritjet regjistrohen vetëm në Afrikë (+726) dhe Oqeani (+12), ndërsa rëniet janë në Amerikë (-921), Azi (-375) dhe në Evropë (-859). Numri i përgjithshëm i seminaristëve të vegjël, dioqezanë dhe rregulltarë, është zvogëluar gjithashtu, duke arritur në 95.161 (-553).
Në fushën e arsimit dhe të edukimit, Kisha katolike mbështet 74,322 shkolla të para në mbarë botën, ku frekuentohen 7,622,480 nxënës; 102.189 shkolla fillore për 35.729.911; 50.851 shkolla të mesme dhe të larta për 20.566.902 nxënës. Më tej, në shkollat ??e mesme studiojnë 2,460,993 studentë, ndërsa studentët universitarë janë 3.925,393.
Gjithsej janë102,409 institucione shëndetësore, bamirësie dhe ndihmëse të drejtuara nga Kisha katolike në botë dhe përfshijnë: 5,420 spitale dhe 14,205 ambulanca; 525 spitale të lebrozëve; 15.476 shtëpi për të moshuar, të sëmurë kronikë dhe invalidë; 10.589 çerdhe; 10.500 qendra këshillimi martesore; 3141 qendra edukative apo riedukimi social dhe 33677 institucione të tjera.