杏MAP导航

K?rko

Our Lady of Sorrows Our Lady of Sorrows

M? 15 shtator, Kisha katolike p?rkujton Zoj?n e Dhimbshme

P?rkujtimi i sot?m i Zoj?s s? Dhimbshme na fton t? jetojm? p?rs?ri momentin vendimtar t? historis? s? sh?lbimit dhe ta nderojm? N?n?n q? i bashkohet mundimeve t? t? Birit Jezus dhe rri af?r Tij, lartuar mbi kryq. Maria n?n hijen e kryqit dhe e bashkuar me Kryqin e t? Birit Jezus, merr pjes? n? vepr?n sh?lbimpruese t? Krishtit.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike romake, mё 15 shtator,  na fton sot të kundrojmë Zojën e Dhimbshme, në këmbët e kryqit, në ditën e solemnitetit të saj liturgjik Përkujtimi i sotëm i së Lumes Mari Virgjër të Dhimbshme na fton të jetojmë përsëri momentin vendimtar të historisë së shëlbimit dhe ta nderojmë Nënën që i bashkohet mundimeve të të Birit e rri afër Tij të lartuar mbi kryq. Amësia e saj merr mbi kalvar përmasën universale. Festa e Zojës së Dhimbshme që kremtojmë sot lindi nga Urdhri i Shërbëtorëve të Marisë në shekullin XVII e pikërisht në vitin 1714.

Nisi të kremtohej në të dielën e tretë të shtatorit, pastaj me reformën e  Papës Piut X, kremtimi u vendos më datën 15 shtator, për t’i lënë hapësirën e duhur  kremtimit të liturgjisë të së dielës, e kështu kjo datë mbeti e pandryshueshme edhe pas reformës së kalendarit liturgjik të Kishës që  Pali VI e bëri menjëherë pas Koncilit të II të Vatikanit.

Po cila është domethënia shpirtërore e këtij përkujtimi liturgjik? Domethënia e këtij kujtimi liturgjik është vendosur e mund të kuptohet nën hijen e Ngadhënjimit të Kryqit. Festa e dhimbjes së Zojës së Bekuar, nuk ka të bëjë me një dhimbje që loton, dërmon; është dhimbje shëlbuese që vepron - ashtu si kryqi i Zotit  tonë Jezu Krishti nuk është thjeshtë kryq i atij që vuan, por kryq i Atij që shpëton e që mbart mbi vete peshën e mëkateve të mbarë njerëzimit. Kështu edhe Maria, që merr pjesë në veprën shëlbimpruese të Krishtit, është nën hijen e kryqit dhe e bashkuar me Kryqin e të Birit.

Maria ishte deri në fund tek këmbët e Kryqit. Askush më mirë se Ajo nuk mund të na mësojë ta marrim mbi vete kryqin tonë e të ndjekim pas Jezusin…. Ky  pra është këndvështrimi teologjik. Koncili II i Vatikanit na jep këtë figurë të Virgjërës Mari pranë kryqit: “Kështu Virgjëra Mari eci në shtegtimin e fesë dhe e ruajti të paprekur besnikërinë e saj ndaj të Birit deri në kryq ku, jo pa ndërmjetësinë e planit hyjnor, ndenji duke vuajtur thellësisht së bashku me të Birin, duke bashkëjetuar me shpirtin e nënës, flijimin e Tij dhe duke e pranuar me dashuri flijimin që ajo vetë e kishte lindur.

E, në fund, nga goja e Birit që po jepte shpirt mbi Kryq, dëgjoi fjalët që e bënë Nënë të të gjithëve: ‘Grua, ja biri yt!’. Prandaj mund të themi se figura e Virgjërës Mari pranë kryqit është ikonë e fuqishme e Asaj që, së bashku me Birin, jo vetëm që merr pjesë në shëlbim, por i pranon të gjithë njerëzit si bij në zemrën e vet amtare.

E atëherë nuk mund të mos lindë pyetja: çfarë lidhje ka ndërmjet Virgjërës Mari tek këmbët e kryqit e kryqit tonë?. Ka shumë lidhje dhe kuptim. Na tregon se edhe ne së bashku me Të, mund të marrin pjesë, përmes Kishës, në misterin e shëlbimit të botës, duke e mbartur me Jezusin kryqin tonë të përditshëm.

 

15 shtator 2024, 10:13