杏MAP导航

K?rko

 San Zaccaria Profeta San Zaccaria Profeta

Mё 6 shtator kalendari kujton Shёn Zakarinё profet

Zakaria, q? do t? thot? "Zoti kujton", ?sht? profeti m? i cituar n? Bes?lidhjen e Re tё Biblёs, pas Izais?. I p?rket fisit t? Levit. thirret n? sh?rbes?n profetike n? vitin 520 pas Krishtit. P?rmes vizioneve e sh?mb?lltyrave, shpall thirrjen e Hyjit p?r pendim, nj? kusht ky q? premtimet e Zotit t? mund tё realizohen.

R.SH. - Vatikan

Shёn Zakaria profet ( shek. VI para K.), ishte një profet i "rindërtimit", qe thirrur për të punuar në mesin e popullit të Zotit pas kthimit të tyre nga mërgimi në Babiloni, i cili e kishte çrrënjosur Izraelin nga toka e tij.

Zakaria u thirr në shërbesën profetike në vitin 520 para Krishtit, dy muaj pas predikimit tё parё tё Agjeut. Përmes vegimeve dhe shëmbëlltyrave, Zakaria e shpall thirrjen e Hyjit për pendim, një kusht ky që premtimet e Zotit të mund tё realizohen. Profecitë e tij kanë të bëjnë me të ardhmen e Izraelit të rilindur, të ardhmen e afërt dhe të ardhmen mesianike. Zakaria nxjerr në pah karakterin shpirtëror të Izraelit të rilindur, shenjtërinë e tij.

Veprimi i Hyjit në këtë vepër shenjtërimi do të arrijë plotësinë me mbretërinë e Mesisë. Kjo rilindje është fryti ekskluziv i dashurisë së Zotit dhe plotfuqisë së Tij. Besëlidhja e konkretizuar në premtimin mesianik bërë Davidit e rifillon rrugën e saj në Jeruzalem. Profecia u realizua fjalë për fjalë në hyrjen solemne të Jezusit në qytetin e shenjtë

Kështu, së bashku me një dashuri të pakufishme për popullin e tij, Zoti i bashkon tё gjithё popujt, të cilët, të pastruar, do të bëhen pjesë e mbretërisë hyjnore. Zakaria i përket fisit të Levit, i lindur në Galaad, në pleqëri u kthye nga Kaldea në Palestinë, thuhet se kishte bërë shumë mrekulli, duke i shoqëruar me profeci me përmbajtje apokaliptike, siç është fundi i botës dhe gjykimi i dyfishtë hyjnor. E tij është profecia e Mesisë hipur mbi një gomar, shëmbëlltyra e një fuqie, ajo e Zotit, që e vë veten në shërbim të njeriut. Vdiq në moshё tё shtyrё e qe varrosur pranë varrit të Agjeut profet.

06 shtator 2024, 09:30