杏MAP导航

K?rko

Shenjta Rozalia, osh?nare e Palermos

Si grua e re, Roza a Rozalia e la jet?n oborrtare dhe u t?rhoq nё lutje n? nj? shpell? n? malin Pellegrino, ku, sipas tradit?s, Rozalia vdiq m? 4 shtator tё vitit 1160. Palermo n? vitin 1624 vuante nga murtaja, qё po shkat?rronte popullin, me nd?rmjet?simin e shenjt?s Rozalia pran? Jezu Krishtit, gjatё procesionit qё p?rshkonte qytetin me reliket e saj, t? s?mur?t u sh?ruan dhe qyteti u pastrua nga murtaja brenda pak dit?sh

R.SH. - Vatikan

 Shenjtja Rozalia, virgjёr, vetmitare nga Palermo (Palermo XII Shekull - ? 4 shtator 1160), la një jetë të kamur për t'iu përkushtuar lutjes.

Jeta e Shenjtës Rozalia, quhet edhe la Santuzza, ose Shenjta e Vogël, nga njerëzit e Palermos, kalon mes dy ekstremeve: nga njëra anë jeta fisnike oborrtare, nga ana tjetër vetmia e një jete oshënare. Kalimi nga një dimension në tjetrin është shprehja e rrugëtimit të një gruaje të re nga një familje e mirë dhe e kamur që zbulon të vërtetat në Zotin dhe kështu gjen realizimin e jetës ne fe.

Vajzë e një feudali fisnik, Rozalia Sinibaldi, e lindur në mesin e shekullit të 12-të, jetoi në një periudhë të lumtur të ripërtëritjes sё krishterimi-katolik, të cilin mbretërit normanë e rivendosën në Sicili, pasi i patёn dëbuar arabët që e kishin marrë atë nën sundim nga viti 827 deri në vitin 1072 p.K., duke favorizuar përhapjen e manastireve Baziliane dhe Benediktine.

Në këtë atmosferë të entuziazmit dhe ripërtëritjes shpirtërore fetare, vendoset thirrja oshёnare e gruas së re, Rozës a Rizalisë e cila e la jetën oborrtare dhe u tërhoq për t'u lutur në një shpellë në malin Pellegrino, ku, sipas traditës, Rozalia vdiq më 4 shtator tё vitit 1160.

Në vitin 1624, ndërsa murtaja po shkatërronte popullin në Palermo, shpirti i Rozalies iu shfaq në ëndërr një gruaje të sëmurë, e më pas edhe një gjahtari. Këtij Rozalia ia tregoi rrugën për t’i gjetur reliket e saj, duke i kërkuar që t'i barte në procesion nëpër qytet. Kështu u bë: dhe aty ku kalonin eshtrat e saj, të sëmurët shëroheshin dhe qyteti u pastrua nga murtaja e u shërua brenda pak ditësh. Që atëherë, në Palermo, procesioni përsëritet çdo vit. Rozalia, u vendos në Martirologun Romak në vitin 1630 nga Papa Urban VIII. (nga Avvenire)

04 shtator 2024, 09:58