杏MAP导航

K?rko

 sant'Agostino sant'Agostino

Sh?n Augustini: O Zot, un? s’di t? lutem

O Zot, un? s’di t? lutem,/ askush s’m? ka m?suar… / Ty, q? s’e di a je a s’je? /A je kund, o Zot? / N? se je, pse s’t? shoh? /Apor ?sht? e tep?rt/kjo q? po t? k?rkoj! / Majat e deti e lulet/gjith?sia mbar? m? flet p?r Ty, /e prap nuk mund t? t? shoh, /t? t? zbuloj nuk mund. /M? thon? se dashuria/?sht? prov? e qenies sate…

R.SH. - Vatikan

Lutje e Shën Augustinit

O Zot, unë s’di të lutem,

askush s’më ka mësuar.

E as tashti

s’e di çfarë duhet të të them,

Ty, që s’e di a je a s’je?

A je kund, o Zot?

Në se je, pse s’të shoh?

Apor është e tepërt

kjo që po të kërkoj!

Majat e deti e lulet

gjithësia mbarë më flet për Ty,

e prap nuk mund të të shoh,

të të zbuloj nuk mund.

Më thonë se dashuria

është provë e qenies sate.

E ndoshta prandaj, deri më sot

s’të kam parë

e as të kam takuar.

Kurrë nuk më deshën aq shumë

sa unë ta ndjej praninë tënde!

O Zoti im,

bëj at takoj dashurinë

që më prin drejt Teje,

një dashuri të sinqertë,

ngrohtësi pa interes,

të fortë, besnike, bujare,

një dashuri-shëmbëllim,

me Ty, o Zoti im!

28 gusht 2024, 11:10