杏MAP导航

K?rko

Sh?n Ponciani Sh?n Ponciani 

M? 13 gusht kalendari kishtar kujton Sh?n Poncianin, pap? e martir

Ponciani ?sht? papa i par? i internuar. Ishte nj? problem krejt i ri e i panjohur p?r Kish?n e koh?s, t? cilin Papa e zgjidhi me urti. Q? besimtar?t t? mos mbeteshin pa bari, dha dor?heqjen nga papnia, edhe ky fakt krejt i ri, q? v?rtetohej p?r her? t? par? n? historin? kishtare. E pasoi n? fronin e Sh?n Pjetrit greku Antero, q? e drejtoi Kish?n vet?m p?r 40 dit?

R.SH. - Vatikan

Ponciani, nga familja e lashtë e fisnike Kalpurni, u zgjodh papë në vitin 230, gjatë sundimit të urtë e të butë të Aleksandër Severit, toleranca e të cilit i krijoi Kishës mundësitë të riorganizohej. Por pikërisht në këtë kohë të shkurtër paqeje, në Kishën e Romës ndodhi përçarja e parë, gjatë së cilës Papës së ligjshëm iu kundërvu një antipapë, e pikërisht Hipoliti.

Meshtar i kulturuar e i rreptë, që kishte frikë se reformat mund ta shtynin në rrugë të gabuar, Hipoliti çoi krye e pranoi të zgjidhej papë nga ndjekësit e tij, në sa në fronin e papnisë ishe i ulur Papa Ponciani, duke hapur plagë të rënda ‘në orën e provës, në kohën kur shpata përshkonte përmbrendcat e Kishës Nënë, në sa ajo, besnike ndaj Krishtit, ecte drejt mbretërisë së shenjtorëve”, siç shkruan papa Damasi në një epigram të kohës.

Ndërkaq, vendin e perandorit Aleksandër Severi, që u mbyt në Gjermani nga legjionarët e tij, e zuri Masimini, i cili rifilloi të nxirrte edikte kundër të krishterëve. E duke parë se Kishën e kryesonin dy papë, i kapi të dy e i çoi në punë të detyrueshme ndër minierat e Sardenjës, ku edhe vdiqën të martirizuar.

Ponciani është papa i parë i internuar. Ishte një problem krejt i ri e i panjohur për Kishën e kohës, të cilin Papa e zgjidhi me urti. Që besimtarët të mos mbeteshin pa bari, dha dorëheqjen nga papnia, edhe ky fakt krejt i ri, që vërtetohej për herë të parë në historinë kishtare. E pasoi në fronin e Shën Pjetrit greku Antero, që e drejtoi Kishën vetëm për 40 ditë.

Gjesti kaq fisnik i Poncianit e preku thellë Hipolitin, i cili e pati keqkuptuar zellin në shërbim të Kishës. U pajtua, prandaj, me Kishën dhe vdiq si martir, në thellësitë e minierave, pranë e pranë me Poncianin. Në vitin 230 trupat e të dy martirëve u sollën në Romë ku u varrosën me nderime të mëdha: Hipoliti në rrugën Tiburtina, Ponciani në katakombet e Shën Kalistit

13 gusht 2024, 09:42