杏MAP导航

K?rko

M? 23 gusht kalendari kujton Shenjt?n Roz? nga Lima

Shenjtja Roza e Lim?s qe shembull i jet?s s? krishter?, jetoi m? thjesht?si n? pendes? e n? lutje t? pareshtur. Diti t? mbante e t? kultivonte gjithmon? qet?sin? shpirt?rore edhe nd?r sprova t? r?nda q? e shoq?ruar jet?n e saj, duke imituar Jezu Krishtin e varf?r e t? Kryq?zuar. Kur Roz?s i erdhi ora e fundit, mbylli syt? duke shqiptuar fjal?t: “Kjo ?sht? dita e dasm?s sime t? amshuar”. Ishte mesnata nd?rmjet 23 e 24 gushtit 1617.

R.SH. - Vatikan

Më 23 gusht kalendari kishtar përkujton Shenjtën Rozë të Limës, virgjër, rregulltare domenikane, e cila na mëson si t'ia dhurojmë veten Zotit në çdo situatë të jetës.

Historia e Shenjtës Rozë nga Lima është një shembull se si ata që duan t'i dhurohen Zotit, gjejnë gjithmonë një mënyrë për ta bërë këtë, madje edhe në përballë vështirësive e pengesave të jetës. Roza nga Lima jetoi larg botës, por afër të varfërve. Përballë çdo vështirësie e pengese, me vendosmërinë e atyre që e kanë parë dritën e Zotit dhe duan ta arrijnë me çdo kusht: kështu e jetoi ekzistencën e saj Shenjta Rozë e Limës, duke u bërë një shenjë e pranisë së Zotit veçanërisht për popullsitë indiane të Amerikës Latine.

Shenjtës së parë të kanonizuar zë Kontinentit latinoamerikan, i pëlqente të përsëriste: "Sikur njerëzit ta dinin ç’do të thotë të jetosh në hirin e Zotit, nuk do të kishin frikë nga asnjë vuajtje e do të pësonin me kënaqësi çdo mundim, sepse hiri është fryt i durimit”. Roza, rregulltare domenikane e urdhrit të tretë nga Lima e Perùsë, në Ameriken Latine, lindi në Lima më 20 prill 1586 në një familje fisnike me prejardhje nga Spanja. Ishte e 10-ta prej 13-të fëmijëve. Emri i saj i pagëzimit ishte Izabela e quajtur Trëndafil për nga bukuria. Është shenjtëresha e parë e kontinentit amerikan.

Shenjtja Roza e Limës qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje të pareshtur. E regjistruar në Urdhrin e Tretë domenikan, Roza diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore të jashtëzakonshme edhe ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar kështu Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar.

Shenjtja Roza nga Lima, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari e kështu punoj e iu lutë Hyjit për rritjen e përforcimin e Kishës sidomos ndër Indianë të Amerikës. Në shtëpi të prindërve, Roza përgatiti një lloj spitali apo vend strehimi për të varfrit e nevojtarët, ku asistonte fëmijë e të moshuar të braktisur, posaçërisht ata me prejardhje indiane. 

Nga viti 1609 Roza vendosi të mbyllej në një qeli prej dy metrash katror, të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë së familjes së vet, nga e cila Roza dilte vetëm për kremtimet liturgjike fetare e aty kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u lutur e përforcuar kështu bashkimin e ngushtë me Zotin. 

Në lutje e në meditime të Fjalës së Zotit, Roza pati edhe vegime mistike. Në vitin 1614 u detyrua të transferohej në shtëpinë e një gruaje fisnike. Maria Ezateguit, ku edhe vdiq pas tri vjetësh, e këputur prej sakrificave të mëdha. Ishte 24 gusht i vitit 1617, festa e shën Bartolomeut Apostull.  Shën Roza e Limës, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari, Zojës së Bekuar, punoi dhe iu lutë Zotit për rritjen e Kishës në mënyrë të veçantë ndër indianët e Amerikës. 

Shenjtja Roza e Limës është shembull i jetës pendestare dhe e lutjes në jetën laike. Qe gjithmonë e qetë në sprovat që e shoqëruan gjatë jetës, duke imituar Krishtin e varfër e të kryqëzuar.

23 gusht 2024, 09:58