杏MAP导航

K?rko

杏MAP导航 Francis visits the World Council of Churches 杏MAP导航 Francis visits the World Council of Churches 

Dita e v?llaz?rimit njer?zor: K?shilli Bot?ror i Kishave merr pjesё n? ngjarje me Papёn dhe al-Tayyeb

N? kremtimet e Dit?s Nd?rkomb?tare t? V?llaz?rimit Njer?zor nesёr do t? jet? i pranish?m edhe K?shilli Bot?ror t? Kishave. Sekretari i p?rgjithsh?m i K?shilli Bot?ror t? Kishave (WCC), Ioan Sauca, me nj? p?rsh?ndetje drejtuar Komitetit t? Lart? p?r V?llaz?rimin Njer?zor, an?tar i t? cilit ?sht? edhe K?shilli Bot?ror i Kishave, gjat? nism?s s? organizuar pёr nes?r nga Al Azhar, Vatikani dhe nga figura e institucione t? tjera fetare e kulturore nga mbar? bota.

R.SH. - Vatikan

Në kremtimet e Ditës Ndërkombëtare të Vëllazërimit Njerëzor, nesër më 4 shkurt, do të jetë i pranishëm online edhe Këshilli Botëror të Kishave. Sekretari i përgjithshëm i përkohshëm i Këshilli Botëror të Kishave (WCC), Ioan Sauca,  në fjalёn e tij drejtuar Komitetit të Lartë për Vëllazërimin  Njerëzor, anëtar i të cilit është edhe Këshilli Botëror i Kishave, me një video mesazh, do t'i drejtohet veçanërisht Papёs Françeskut dhe Imamit të Madh al-Tayyeb, gjatë nismës së organizuar pёr nesër nga Al Azhar, Vatikani dhe figura e institucione të tjera fetare dhe kulturore nga mbarë bota.

Në video mesazh, i nderuari Ioan Sauca nënvizon rëndësinë e rezolutës së OKB që vendosi ditёn e 4 shkurtit si Ditë Ndërkombëtare për Vëllazërimin Njerëzor, kujton vlerën e kёtij takimi online për të përkujtuar nënshkrimin e Dokumentit të Abu Dabit dhe nevojën për të promovuar sot parimin e unitetit ndёrmjet njerëzve në të gjithë larminë e tyre.

Këshilli Botëror i Kishave i fton të gjitha Kishat anëtare të bashkohen në lutje dhe t’u bëjnë thirrje të krishterëve kudo në botë për të promovuar "dialogun ndërfetar e ndërkulturor",  si dhe për të nxitur vlerat e "tolerancës, respektit të ndërsjellë dhe larmisë së feve e tё besimeve".

Gjithnjë nesër, Sekretari i përgjithshëm i përkohshëm i Këshilli Botëror të Kishave, i nderuari Ioan Sauca do të bashkohet me udhëheqësit e tjerë fetarë, personalitetet e OKB-sё dhe të të drejtave civile në një veprimtari online të organizuar nga Misioni i Përhershëm i Emirateve të Bashkuara Arabe pranë Kombeve tё Bashkuara në Gjenevë dhe do të flasë në një tryezë diskutimi mbi temën “Human Fraternity for Working Together to Achieve a Better Future“.

03 shkurt 2021, 15:45