杏MAP导航

K?rko

Bukureshti pret Pap?n Bukureshti pret Pap?n 

Bukureshti

Bukureshti (1.877,155 banor?), ?sht? kryeqyteti dhe qyteti m? i madh i Rumanis?.

R.SH. - Vatikan

Ndodhet në brigjet e lumit Dambuje, një degë e vogël e Danubit, në qendër të pllajës rumune, në juglindje të vendit. Qyteti është qendra administrative dhe qendra kryesore kulturore, industriale dhe financiare e shtetit. Megjithë gjetjet arkeologjike, që datojnë në kohët parahistorike, qyteti përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1459. Ai ndërtohet si fortesë, me urdhër të Vladit III, për të ndalur përparimin otoman dhe për t’u bërë kryeqytet i Valakisë. Qyteti u zhvillua shumë nga pikpamja artistike dhe tregtare, por shndërrimi i tij rrënjësor ndodhi në shekullin XIX, së bashku me vetëdijësimin kombëtar. U shpall kryeqytet i Moldavisë dhe Valakisë më 1859, dhe kryeqytet i Rumanisë më 1881.

Pas pushtimit të shkurtër gjerman (1916-18), Bukureshti u bë qyteti kryesor i Mbretërisë së Rumanisë dhe e dyfishoi popullsinë ndërmjet dy luftërave botërore. I pushtuar nga trupat naziste në vitin 1940, ai u rreshtua krah Aleatëve deri në vitin 1944, kur Ushtria e Kuqe hyri në qytet. Nën regjimin komunist, kryeqyteti përjetoi një zhvillim të konsiderueshëm industrial dhe u bë selia e të gjitha organeve qendrore të shtetit dhe të Partisë. Me përmbysjen e komunizmit, pas vitit 1989, Rumania kthehet në një vend demokratik dhe Bukureshti bëhet përsëri qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore.

Arkitektura elegante, që i parapriu komunizmit, mbijetoi vetëm pjesërisht, por mjaft për ta quajtur qytetin “Paris i vogël”, me kishat ortodokse dhe me ndërtesat e sitilit Libetrty dhe Art Nouveau. Kryeqyteti ka përbërje shumëetnike: 86% rumunë, 1,2% romë dhe 12,6% të grupeve të tjera etnike (hebrenj, hungarezë, gjermanë, armenë, grekë, bullgarë, polakë, shqiptarë, turq dhe të tjerë); dhe shumëfetare: 84,3% ortodoksë, 1,2% katolikë (latinë dhe bizantinë) dhe 13% të denominacioneve të tjera fetare. Pikat kryesore të referimit në Bukuresht janë: Pallati i Parlamentit, i ndërtuar në vitet '80, gjatë regjimit Ceau?escu; Curtea Veche, gjykata e vjetër e princit, e shekullit të pesëmbëdhjetë; Harku i Triumpfit, simbol kombëtar i frymëzuar nga Harku i Triumfit në Paris, ndërtuar fillimisht më 1878 për të festuar pavarësinë kombëtare dhe më vonë rindërtuar në vitin 1935; Pallati Mbretëror, ku ndodhet Muzeu Kombëtar i Artit të Rumanisë; qendra historike me ndërthurjen e rrugëve, ku gjen ndërtime të stileve të ndryshme arkitekturore: nga barok në neoklasik deri në liberty. Memoriali i Rilindjes, hapur në vitin 2005, në Sheshin e Revolucionit, nderon ata, që dhanë jetën në revolucionin rumun të vitit 1989, për përmbysjen e komunizmit.

31 maj 2019, 09:39